Në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave u miratuan edhe tre projektligje që kanë të bëjnë me propozimin për ratifikimin në Kuvend të disa marrëveshjeve, në kuadër të privatiz
Në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave u miratuan edhe tre projektligje që kanë të bëjnë me propozimin për ratifikimin në Kuvend të disa marrëveshjeve, në kuadër të privatizimit të INSIG sha-së.
Kështu, u miratua projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së blerjes së aksioneve të INSIG sha, ndërmjet Ministrisë së Financave, Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) dhe Bankës Europiane për Ndërtim dhe Zhvillim BERZH).
Kjo marrëveshje vendos termat mbi të cilat BERZH dhe IFC blejnë 39 përqind të aksioneve ekzistuese të INSIG nga Ministria e Financave. Marrëveshja është standarte për këtë lloj transaksioni.
Çmimi prej 624 000 000 lekë është çmimi për t'u paguar nga secili blerës, nga totali prej 1,248,000,000 lekë që përbën 39 përqind të aksioneve të INSIG.
Çmimi do të mund të axhustohet në ulje nëse provohet se BERZH dhe IFC nuk janë aktualisht në dijeni për ndonjë informacion jo të favorshëm. Përsa i përket veprimtarisë së INSIG, përpara investimit të bërë nga BERZH dhe IFC. Axhustimi do të reflektojë një çmim më të ulët, për të cilin BERZH dhe IFC do të paguanin nëse do të kishin qënë në dijeni të këtij informacioni jo të favorshëm. Axhustimi është i bazuar mbi vlerën neto të aseteve të INSIG dhe do të përcaktohet nga një auditues i pavarur, i cili është përcaktuar në bashkëpunim me Ministrinë, BERZH dhe IFC.
Çmimi gjithashtu do të axhustohet në ulje, nëse një periudhë prej dy vjetësh pas investimeve të bërë nga BERZH dhe IFC. Ministria ia shet aksionet e INSIG një investitori strategjik, me një çmim më të ulët për aksion, se sa çmimi i paguar nga Berzh dhe IFC.Çmimi i axhustuar do të jetë mesatarisht çmimi për aksion i paguar nga invesritori strategjik.
U miratua, në parim, Marrëveshja e aksionerëve ndërmjet Ministrisë së Financave, që vepron në emër të shtetit shqiptar, Koorporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Kjo marëveshje vendos të drejtat dhe detyrime të caktuara të Ministrisë, BERZH dhe IFC, ndërsa ata janë aksionerë të INSIG. Me anë të kësaj marrëveshje, palët bien dakord që INSIG është duke kryer biznesin e tij në përputhje me parimet.
U miratua edhe Marrëveshja ndërmjet Ministrisë së Financave, pronare e aksioneve të INSIG, sha-së, që vepron në emër të shtetit shqiptar, Koorporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për blerjen e aksioneve të INSIG, sha-së.
Hartimi i këtyre marrëveshjeve u arrit pas negociatave të realizuara nga Ministria e Financave me IFC dhe Berzh. Këto marrëveshje vendosin termat mbi të cilat BERZH dhe IFC blejnë 39 % të aksioneve ekzistuese të INSIG nga Ministria e Financave.
U miratua projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së aksionerëve, ndërmjet Ministrisë së Financave, INSIG, sha, Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) dhe Bankës Europiane për Ndërtim dhe Zhvillim BERZH).
U miratua edhe projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Ministrisë së Financave, Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) dhe Bankës Europiane për Ndërtim dhe Zhvillim (BERZH), për blerjen e aksioneve të INSIG, sha-së".