E Diel, 1 Nëntor 2026

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha u ndal në diskutimet dhe masat e ndërrmara nga qeveria, për një prej çështjeve më të ndjeshme, pensioneve. Kryem

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha u ndal në diskutimet dhe masat e ndërrmara nga qeveria, për një prej çështjeve më të ndjeshme, pensioneve.

Kryeministri u shpreh se qeveria arriti të shënojë një kthesë reale, rrënjësore në qëndrimin ndaj këtij problemi, i cili është një nga problemet më madhore të trashëguara, nga e kaluara, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjitha vendet ish-komuniste.

Kryeministri informoi se hapi i parë në zbatimin e skemës së pensioneve është hapi i parë i rëndësishëm, i drejtë, i ndershëm, i pastër, jashtë të gjitha procedurave të abuzimit. Kryeministri theksoi se hapa të tjerë të rëndësishëm do të ndërrmerren në të ardhmen , për të dëshmuar se qeveria ndjen thellësisht detyrimin që ka shoqëria ndaj pensionistëve dhe është e vendosur të shqyrtojë dhe të japë zgjidhjet më të mira të mundshme të problemeve të tyre

Ndër të tjera, në fjalën e tij, kryeministri u shpreh:

"Sot dua të ndalem dhe t'ju informoj se gjatë kësaj periudhe me Ministrinë e Financave , Ministrine e Punes , Insitutin e Sigurimeve Shoqërore janë zhvilluar diskutime të shumta dhe është bërë një punë shumë e madhe në adresimin do të thosha të njerit prej problemeve më madhore të trashëguara, jo vetëm të Shqipërisë, por të të gjitha vendeve ish komuniste siç është problemi i pensioneve. Në përfundim të kësaj pune të zgjatur u arrit që të shënohet një kthesë reale rrënjësore në qëndrimin ndaj këtij prolemi, u arrit që të deshmohet pensionistëve shqiptarë se kjo qeveri ndjen thellësisht detyrimin që ka shoqëria shqiptare ndaj tyre dhe se është shumë e vendosur të shqyrtojë dhe të japë zgjidhjet më të mira të mundshme problemeve të tyre.

Këta pensionistë, të ndodhur në kalimin e dy sistemeve, pasi kanë shkrirë energjitë e tyre në një sistem çnjerëzor, përballen në kushtet e tregut, në rrethana realisht të disfavorshme.

Shumë mund të mendojnë se gjatë viteve të punës kontributet e tyre u depozituan. Zero ka qenë arka e sigurimeve shoqërore pas shembjes së dikaturës si dhe fondi i pensioneve. Rikujtoj sot, se e gjithë rezerva e këtij vendi ka qenë 4 milion dollarë.

Është shumë e rëndësishme skema e pensioneve të zbatohet me shpejtësi. Nuk është e thjeshtë. Kemi të bëjmë me pensionistë, të cilët në fshat marrin nën 50 mijë lekë(të vjetra)dhe në qytet marrin nën 100 mijë lekë(të vjetra)ose më saktë në qytet marrin nga 60 mijë deri në 90 e ca mijë lekë të vjetra) dhe në fshat nga 20 mijë deri në 43 mijë lekë, me një mesatare prej 36 mijë lekë (të vjetra).

Gjithësej numërohen 389918 pensionistë. Këtu përfshihen pensionet familjare, të cilat janë të gjitha nën 100 mijë lekë (të vjetra), përfshihen pensionet e invaliditetetit ku 85 % e të cilave, janë nën këtë shifër. Ky kontigjent i madh kërkon një angazhim, të punonjësve të institucioneve përkatëse, por edhe mbështetjen nga ana e Ministisë së Financave, e cila për hir të së vërtetës është autore e kësaj skeme.

Zbatimi i kësa skeme do të fillojë më 1 dhjetor për qytetin dhe më 1 janar për fshatin. Me këtë hap, duke iu përgjigjur edhe kureshtjes së ligjshme, në lidhje me pyetjen se cila do të jetë skema e kafshatës, unë informoj se ky është hapi i parë i rëndësishëm, i drejtë, i ndershëm, i pastër, jashtë të gjitha procedurave të abuzimit.
Ne nuk do të ndalemi me kaq. Hapa të tjerë të rëndësishëm do të ndërrmerren të ardhmen.
Një grup i gjerë sëbashku me Bankën Botërore po shqyrton hapat e ardhshem që duhet të shënojmë, por ky ka qenë një hap jashtëzakonisht i rëndësishëm, i merituar plotësisht, por edhe i kushtueshëm. Janë angazhuar nga 1 korriku deri më 1 janar të vitit të ardhshëm, rreth 72 milion dollarë nga fondet e buxhetit të shtetit, një shifër kjo, më e madhe se ajo që u përdor për rritjen e ndjeshme, që ishte rritja më e madhe e 15 viteve, të rrogave të punonjësve të administratës, por mendoj se ka qenë shumë e domosdoshme.

Edhe njëherë dua të shpreh vlerësimin tim të madh për të gjithë ata punonjës që e bënë të mundur, pasi ky është një funksionim shumë më i mirë i institucioneve të doganave, tatimeve, financave në tërësi, prokurimeve publike, punërave publike, zbatimit të ligjit etj. Pra në rast se u arrit që në këtë buxhet, vërtet të ndryshohet tërësisht buxheti i vendit, të sigurohen rreth 700 milion dollarë për investime në punët publike dhe investime të tjera, por të dy apo trefishohet fatura sociale në tërësinë e saj, e gjitha kjo u arrit në sajë të një kthese rrënjësore që u shënua, kthesë që bëri të mundur të mbrohen, të mblidhen, të mos shpërdorohen, jo më pak se 504 milion dollarë në një vit.

Efektet janë pozitive edhe për reformat si të tilla, sepse realisht skema e pensioneve të vendit vendoset në një platforme të re dhe ecën drejt konsolidimit. Kjo kishte një rëndësi të madhe sepse këto 504 milion kanë rritur në mënyrë shumë të madhe kredencialet e qeverisë shqiptare në interes të qytetarëve, fjala është për buxhetin.

Kanë rritur në mënyrë shumë të ndjeshme besueshmërinë e funksionimit të kësaj qevrie që do të thotë ndihma shumë më të mëdha për Shqipërinë, qëdo thotë fonde shumë më të mëdha për Shqipërinë. Do të thotë clirim i lakut, sepse ky vend ka patur një lak që ngushtohej nga korrupsioni dhe efektet prandjehen direkt në këtë buxhetim. Efektet do ndjehen edhe më shumë. Fondet që do të angazhohen gjatë vitit të ardhshëm janë fonde jashtëzakonisht të rëndësishme.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›