Ne mbledhjen e sotme te Qeverise u miratuan nje numer vendimesh. U adoptua vendimi "Per miratimin e rregullores se funksionimit te Institutit te Integrimit te te Perndjekurve". Ky vendim ka
Ne mbledhjen e sotme te Qeverise u miratuan nje numer vendimesh.
U adoptua vendimi "Per miratimin e rregullores se funksionimit te Institutit te Integrimit te te Perndjekurve".
Ky vendim ka per qellim miratimin e rregullores se funksionimit te Institutit te Integrimit te te perndjekurve, institucion shteteror qendror, ne varesi te Keshillit te Ministrave, qe ka per qellim hartimin dhe zbatimin e politikave te integrimit ne shoqerine shqiptare te ish- te perndjekurve politike te regjimit komunist, ne perputhje me programin e qeverise.
Rregullorja percakton misionin, statusin juridik dhe objektivat e Institutit. Nder objektivat me te rendesishme, jane: permirsimi i legjislacionit perkates, zgjidhja e problemeve shoqerore dhe ekonomike te kesaj shtrese, ne baze te te drejtave te tyre, te njohura ne legjislacionin postkomunist te Republikes se Shqiperise.
Miratimi i ketij vendimi eshte nje hap me perpara, ne plotesimin e kuadrit ligjor per funksionimin e institucioneve dhe rregullimin e marredhenieve te kesaj shtrese me shtetin dhe shoqerine, e pare kjo ne perspektiven e integrimit te saj perfundimtar ne jeten shoqerore, ekonomike dhe politike te vendit.
U miratua gjithashtu edhe vendimi "per miratimin, ne parim, te marreveshjes, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Keshillit Federal te Zvicres, per heqjen reciproke te detyrimeve te vizes per mbajtesit e pasaportes diplomatike".
Marreveshja ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise dhe Keshillit Federal te Zvicres per heqjen reciproke te detyrimeve te vizes per mbajtesit e pasaportes diplomatike ka per qellim lehtesimin e qarkullimit ndermjet dy vendeve per personat qe jane mbajtes te pasaportave diplomatike.
Marreveshja parashikon qe shtetasit e te dy vendeve qe jane mbajtes te pasaportave diplomatike qe caktohen me mision zyrtar ne shtetin tjeter me cilesine e anetarit te perfaqsive diplomatike/konsullore ose si punonjes prane organizatave nderkombetare jane te perjashtuar nga marrja e vizes gjate kohes se misionit te tyre. Ky perjashtim eshte i vlefshem dhe per anetaret e familjeve te tyre qe jane mbajtes te pasaportave te thjeshta. Marreveshja parashikon detyrimin e personave qe do te perfitojne prej saj, per te respektuar te gjitha ligjet dhe rregullat e shtetit prites, gjate hyrjes, qendrimit dhe daljes nga territori i shtetit tjeter. Autoritetet e shtetit prites kane te drejte te refuzojne hyrjen e nje personi te cilet mund te vene ne rrezik rendin, sigurine dhe dhe shendetin publik.
Marreveshja do t'i sherbeje forcimit te besimit, solidaritetit dhe bashkepunimit ndermjet dy vendeve tona.
U miratua vendimi "per miratimin e memorandumit te mirekuptimit, ndermjet Qeverise se Republikes se Shqiperise, korporates nderkombetare financiare dhe bankes nderkombetare per rindertim dhe zhvillim, per projektin "Sherbimi keshillimor per investimet e huaja".
Permirsimi i klimes se biznesit konsiderohet si nje nder prioritetet e programit ekonomik te Qeverise Shqiptare dhe nenshkrimi i ketij memorandumi, ndermjet subjekteve te mesiperme, per projektin e studimit te barrierave administrative per investimet e huaja, do te kete nje ndikim te rendesishem ne permirsimin e situates.
Qellimi kryesor i ketij memorandumi eshte studimi i pengesave administrative per investimet e huaja ne Shqiperi dhe dhenia e rekomandimeve per permirsimin e programeve politike dhe institucionale, me qellim terheqjen e investimeve te huaja.
Projekti do te siguroje rekomandime per Qeverine Shqiptare ne drejtim te kuadrit ligjor, administrativ dhe institucional, qe do te ndikojne ne permirsimin e klimes se investimeve ne vendin tone.
U miratua vendimi "per percaktimin e kategorive te tjera te grupeve te vecanta qe perfitojne nga ligji Nr. 8872, date 29.3.2002 "per arsimin dhe formimin profesional ne Republiken e Shqiperise".
Qellimi i ketij vendimi eshte percaktimi i kategorive te tjera te grupeve te vecanta qe perfitojne nga sistemi i arsimit dhe formimit profesional, krahas atyre te parashikuara ne nenin 5 te ligjit me Nr. 8872 date 29.3.2002 "Per Arsimin dhe Formimin Profesional ne Republiken e Shqiperise". Percaktimi i tyre behet me qellim identifikimin dhe me tej trajtimin e vecante te ketyre kategorive, ne kuadrin e zbatimit te politikes sociale qe ndjek Shteti per te lehtesuar integrimin e tyre ne tregun e punes.
Shteti do t'i mbeshtese keto grupe nepermjet aplikimit te tarifave te reduktuara ne institucionet e formimit profesional dhe do t'u jape perparsi per futjen e tyre ne sistemin e arsimit profesional. Gjithashtu keto grupe do te perfshihen me perparsi dhe ne programe te tjera te tregut te punes te cilat Ministria e Punes dhe Ceshtjeve Sociale zbaton. Kjo do te sjelle si rezultat punesimin dhe me tej lehtesimin e integrimit te kesaj kategorie ne jeten shoqerore dhe ekonomike te vendit.
Sot ne mbledhjen e radhes se Qeverise u miratua vendimi "Per ndryshim ne vendimin Nr.303, date 01.07.1999, te Keshillit te Ministrave, "Per krijimin e sistemit te akreditimit ne arsimin e larte"
Qellimi i tij eshte te tregoje nese institucioni qe vleresohet ka arritur apo jo nje nivel te caktuar cilesie ne procesin akademik dhe ne ate kerkimor-shkencor, si edhe cfare kushtesh duhet te plotesoje per arritjen e tij. Cilesia vleresohet ne shume plane, sipas standarteve te percaktuara ne nivel kombetar. Ajo ka te beje kryesisht me cilesine e te diplomuarve, duke shqyrtuar te gjithe elementet e nje cikli te plote studimesh.
Sot ne mbledhjen e rradhes se Qeverise u miratua edhe vendimi "Per nxjerrjen jashte perdorimi te nje pjese te armatimit, teknikes dhe pajisjeve te Forcave te Armatosura dhe per asgjesimin, çmontimin dhe shitjen e tyre"
Forcat e armatosura po riorganizohen e modernizohen ne baze te nje plani afatgjate (2002-2010) transformimi dhe zhvillimi. Zhvillimi i reformes ne fushen e mbrojtjes synon permiresimin dhe rritjen graduale te kapaciteteve dhe aftesive te FA ne perputhje me standartet e NATO-s me synimin per te perballuar me efikasitet sfidat e kohes.
Nxjerrja jashte perdorimit te ketyre pajisjeve dhe materialeve eshte domosdoshmeri pasi perdorimi i metejshem i tyre perben rrezik per jeten e personelit ushtarak, minimizon shpenzimet suplementare per mirembajtjen e ruajtjen e tyre dhe nepermjet shitjes behet e mundur sigurimi i te ardhurave.
Nxjerrja jashte perdorimit te ketyre pajisjeve dhe materjaleve, kushtezohet edhe nga zevendesimi me teknike dhe pajisje moderne ne perputhje me standartet e vendeve partnere te NATO-s.
U miratua vendimi "Per miratim, ne parim, te protokollit te katert shtese te marreveshjes per forcat paqeruajtese, shumekombeshe per Europen Juglindore".
Qellimi i ketij protokolli konsiston ne permiresimin me tej te Marreveshjes per Forcat Paqeruajtese Shumekombeshe te Europes Juglindore, per te zgjeruar inisiativen e MPFSEE dhe per te arritur nivele me te larta te bashkepunimit midis shteteve pale.
Gjithashtu ky protokoll perfshin dispozita shtese dhe rregullon tekstet ekzistuese, procedurat dhe shkurtesat me qellim qe ato te jene ne nje linje me praktikat dhe terminologjine e NATO-s.
Sot ne mbledhjen e radhes se Qeverise u miratua vendimi "Per miratimin e lejes se funksionimit te institucionit arsimor, jopublik, medreseja "Hafiz Abdullah Zëmblaku"
Dokumentacioni i depozituar ne MASH eshte ne perputhje me dispozitat ligjore dhe aktet e tjera nenligjore te KM dhe te MASH. Ky Institucion Arsimor Jopublik do te jete fetar, por ne te, do te zhvillohen edhe lende mesimore laike ne gjuhen shqipe sipas planit mesimor, programeve lendore, teksteve te njejta me ato te shkollave te mesme te pergjthshme publike. Kultura fetare, do te merret nepermjet lendeve, dokumentacioni i te cilave eshte miartuar nga Komisioni Shteteror i Kulteve. Struktura e vitit shkollor do te jete e njejte me shkollat e mesme te pergjitheshme publike.
Sot ne mbledhjen e radhes se Qeverise u miratua vendimi "Per miratimin e manualit te rojes bregdetare shqiptare"
Manuali ka per qellim te percaktoje procedurat per kryerjen e detyrave nga Roja Bregdetare ne perputhje me legjlacionin e brendshem dhe konventat nderkombetare detare te ratifikuara nga republika e Shqiperise.
Gjithashtu object I ketij manuali eshte percaktimi I veprimtarise se njesive te Rojes Bregdetare gjate ushtrimit te aktiviteteve ne hapesiren detar te shtetit shqiptar. Menyra e komunikimit midis dikastereve te tjera qe kane interesa ne det dhe subjekteve private do te percaktohen konform nenit 3 te ligjit nepermjet merreveshjeve te bahkepunimit midis titullareve te ketyre dikastereve.