E Diel, 1 Nëntor 2026

Në mbledhjen e sotme të ëshillit të Ministrave u miratuan disa vendime të rëndësishme që lidhen me proçesin e privatizimit. Kështu, u miratua vendimi "Për shitjen me ankand të Hotel "

Në mbledhjen e sotme të ëshillit të Ministrave u miratuan disa vendime të rëndësishme që lidhen me proçesin e privatizimit. Kështu, u miratua vendimi "Për shitjen me ankand të Hotel "Tirana International".

Ky vendim synon të vendosë kushtet dhe të rregullojë proçedurat për shitjen me ankand të vetë hotelit. Ankandi i hapur u konsiderua si forma më e përshtatshme për t'i dhënë sa më shumë trasparencë proçesit të shitjes. Specialistët vlerësuan se mënyra më e mirë për një shitje të suksesshme dhe fitimprurëse do të ishte shitja e ndërtesës së Hotelit si objekt.

Ankandi do të realizohet në dy faza. Në fazën e parë përcaktohet kualifikimi i personave të interesuar për blerjen e ndërtesës, sipas kritereve të përcaktuara qartë dhe që synojnë përfshirje sa më të madhe të investitorëve potencialë, vendas apo të huaj. Ndërsa në fazën e dytë përcaktohet natyra e ankandit, duke siguruar dhënien e çmimeve në mënyrë sa më të hapur dhe trasparente nga të gjithë ofruesit në ankand. Trasparencës i shërben edhe krijimi i Komisionit të Ankandit.

Lidhur me ofertën e publikimit, vendimi parashikon publikimin në pesë gazeta kombëtare dhe në një gazetë të njohur ndërkombëtare, si dhe në faqet e Internetit të Ministrisë së Ekonomisë, BERZH etj.

Në këtë vendim janë reflektuar komentet e sugjerimet e bëra nga specialistë të Ministrisë së Ekonomisë, nga Ministria e Financave, ajo e Rregullim Territorit dhe Turizmit dhe Ministria e Drejtësisë, si dhe janë përfshirë edhe çështje të dala nga diskutimet në tryezat e organizuara për këtë qëllim.

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin "Për miratimin e projektkontratës për shitjen e aksioneve të Bankës së Kursimeve, sha."

Kontrata e shitjes së aksioneve është konceptuar në dy faza:
• Faza e parë lidhet me realizimin e kushteve paraprake të përfshirë në kontratë, përmbushja e të cilave sjell mbylljen e fazës së parë. Me mbylljen e kësaj faze dhe përmbushjen e detyrimeve të palëve lidhur me këtë fazë, blerësi kryen transferimin 100 për qind të çmimit të blerjes në llogarinë e ngurtësuar.

• Faza e dytë e shitjes së aksioneve lidhet me kompletimin e proçedurës së regjistrimit të aksioneve në emër të pronarit të ri (blerësit) pranë Gjykatës së Shkallës së Parë – Tiranë dhe transferimin e çmimit të blerjes nga llogaria e ngurtësuar në favor të shtetit. Në tekstin e kontratës janë parashikuar që, pala shitëse, shteti shqiptar, do t'u japë investitorëve të huaj, garancitë që kanë të bëjnë me ligjshmërinë e proçesit të privatizimit si dhe të ligjshmërisë së veprimtarisë operacionale të deritashme te Bankës së Kursimeve.

Kontrata nuk parashikon asnjë çmim pasi është blerësi ai që duhet të ofrojë çmimin bazuar në numrin e aksioneve që ai propozon të blejë, në vartësi kjo dhe të kushteve dhe afateve të kontratës.

Kontrata parashikon, gjithashtu, se 10 për qind e çmimit të blerjes do të transferohet nga blerësi në llogari të ngurtësuar që do të hapet në një bankë të pavarur, e cila do të vendoset me marrëveshjen e palëve me nënshkrimin e kontratës. Ndërsa pjesa tjetër e çmimit prej 90 përqind do të transferohet në llogarinë e ngurtësuar gjatë realizimit të fazës së parë të shitjes së aksioneve dhe banka e llogarisë së ngurtësuar do ta transferojë këtë shumë te shitësi në fazën e dytë të shitjes së aksioneve.

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin "Për funksionimin e Komitetit të Auditimit të Brendshëm".

Ky vendim parashikon nxjerrjen e rregullave për organizimin dhe funksionimin e Komitetit të Auditimit të Brendshëm, si dhe të shpërblimit të tyre dhe miratimin nga Këshilli i Ministrave.

Në vendim përcaktohen rregullat e mbledhjes së Komitetit si dhe rolin e kryetarit të Komitetit, anëtarëve, drejtorit të përgjithshëm në këtë proçes, mënyrën e marrjes së vendimeve, kuorumin e nevojshëm dhe objektin e punës së komitetit. Funksionet e komitetit janë përcaktuar duke u mbështetur në ligjin për Auditimin e Brendshëm dhe në përvojën e strukturave analoge.

Ky vendim përcakton edhe shpërblimin e anëtarëve të komitetit dhe sekretarit. Hartimi i këtij vendimi plotëson paketën legjislative të audit të brendshëm dhe është në kuadrin e detyrimeve që ka Ministria e Financave në zbatim të programit 35 mujor të Qeverisë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›