Shoqe dhe shokë, Anëtarë të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PSSH-së, Në respekt të këtij forumi që drejton partinë midis Kongreseve dhe të detyrës që më ka caktuar kong
Shoqe dhe shokë,
Anëtarë të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PSSH-së,
Në respekt të këtij forumi që drejton partinë midis Kongreseve dhe të detyrës që më ka caktuar kongresi të kryej, dua t'ju përshëndes dhe t'ju falenderoj në këtë mbledhje përmbyllëse të mandatit politik të KPD-së për periudhën 4 vjeçare që na çon në kongresin e 6-të të partisë.
Në këto 4 vite të ushtrimit të mandatit tonë politik, si anëtarë të këtij forumit të lartë, roli juaj në vendimarrjen politike dhe qeverisëse të partisë dhe të maxhorancës që ajo udhëheq ka qenë i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm. Ky forum, në traditën dhe në organizimin tonë politik efikas, mbetet laboratori i kërkimit, debatit dhe i vendimarrjes së rëndësishme politike dhe qeverisëse, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e 4 viteve të fundit të zhvillimit të vendit, të institucioneve, ecurisë së reformave dhe të afrimit të mëtejshëm jo vetëm të Partisë Socialiste në organizatat politike ndërkombëtare, por edhe të vendit me botën modene dhe institucionet përfaqësuese të saj.
Ne, sëbashku, në 4 vjet kemi menaxhuar politikisht të gjitha zgjidhjet apo edhe zgjedhjet politike dhe administrative në vend, ku rezultati i qëndrueshëm mbetet Partia Socialiste e Shqipërisë më evotuara nga zgjedhësit shqiptarë.
Kemi arritur të formojmë, të kontrollojmë dhe të nxisim për punë të dobishme sëbashku disa kabinete qeverisëse, të cilat kanë përballuar në mënyrë komplementare dhe të njëpasnjëshme brenda programit politik të Partisë Socialiste reforma me rëndësi të pazëvendësueshme për përparimin e vendit.
Me këtë forum dhe me ju si anëtarë të tij, Partia Socialiste e Shqiëprisë u anëtarësua me të drejta të plota në Internacionalen Socilaiste, ka ecur në një ritëm dhe hap me arritjen tonë të përbashkët qeverisëse: çeljen dhe progresin e negociatave për nënshkrimin e marërveshjes së Stabilizim Asociimit të Shqipërisë me BE.
Ne jemi në mbyllje të një mandati dhe të disa prej objektivave themelore politike dhe qeverisëse të forcës sonë që udhëheq maxhorancën progresiste. Është privilegj për mua, në këtë moment, të përgëzoj të gjithë anëtarët e KPD dhe në mënyrë akoma më të spikatur ata shokë dhe shoqe, që krahas detyrave politike si anëtarë të këtij institucioni, kanë kontribuar në detyra të tjera të rëndëishme përfaqësuese në legjislativ dhe në ekzekutiv në dobi të vendit.
Jemi tani në prag të kongresit të 6-të të Partisë, forumi më i lartë vendimarrës i yni, ku këto bilance do të bëhen më përgjithësuese dhe më stimuluese për progresin e mëtejshëm. Do të ballafaqohen arritjet tona, pjekuria jonë, nevoja për përmirësime përballë sfidave të së ardhmes. Nuk kam asnjë dyshim se roli juaj i spikatur në 4 vitet e fundit do të evidentohet në kongres më së miri.
Debatet politike të zhvilluara midis nesh edhe këtu në institucionin politik drejt6ues midis kongreseve i kanë shërbyer konsolidimit të mëtejshëm të frymës së demokracisë së brendëshme në Partinë Socialiste. Roli juaj përfaqësues ka qenë dhe mbetet vendimtar në zgjidhjen edhe të disa praktikave bllokuese në institucionet e shtetit, ku ne vazhdojmë të jemi në maxhorancë.
Keni përpara propozimet, me të cilat kryesia e KPD paraqiten për përtëritjen dhe konfirmimin e vlerave dhe të traditave tona politike si lidership i Partisë Socialiste në kongresin e 6-të. Besoj se edhe në përbërjen e listës së kandidatëve për anëtarë të KPD-së së ardhshme spikasin nivelet dhe vlerat tona përfaqësuese, që janë kombëtare dhe vendore, që lidhen nga pikëpamja e eksperiencës politike dhe aftësive profesionale me treguesit, me parametrat e aktorëve të progresit kombëtar në të gjithë territorin. Është padyshim një konfirmim i qëndrueshmërisë sonë politike dhe qeverisëse, siç është premtues dhe angazhues përbërja e formumit të ardhshëm që do të votojnë delegatët, për vazhdimin e përballimit të sukseshëm të problemeve të së ardhmes.
Unë jam i bindur se askush nuk hyn në kongresin e 6-të të PS me kredenciale të ndotura. Sepse të gjithë kanë ditur dhe kanë mundur të krijojnë një raport marrëdhëniesh politike dhe njerëzore me delegatët dhe strukturat përfaqësuese të partisë në të gjithë vendit, të cilët në kongres do të konfirmojmë edhe një herë vlerat tona të qëndrueshme, si dhe do të japim mesazhet e vazhdimit të kontributeve komplementare që do të modernizojnë më tej partinë dhe do ta bëjnë atë më të aftë për të përballuar dhe fituar sfidat e ardhshme, më e afërta nga të cilat janë zgjedhjet parlamentare të 2005 ku të gjithë sëbashku do të jemi sërish në frontin e parë të betejës për progres.
Punë të mbarë dhe përgëzime!