Durrës-Kukës, dosja tek Ina Rama: Në gjykatë, ose zgjaten hetimet
Pas dorëzimit të raportit volu
minoz për vlerën reale të
rrugës Durrës-Kukës, Kryeprokurorja
Ina Rama është në dilemë:
Do të dërgojë çështjen në gjykatë,
apo do të zgjasë hetimet. Përfundimi
i afateve të hetimit më datën
1 tetor të këtij viti ka detyruar
hetuesit e çështjes t‘i kërkojnë
Kryeprokurores zgjatjen e kohës
së tyre. Por burime nga akuza qendrore
thanë se për hetimet e tjera
duhet leja e Kuvendit të Shqipërisë,
pasi për këtë çështje po
hetohen edhe persona me imunitet.
"Leja" e Kuvendit përfundonte
në fillim të këtij muaji dhe
nuk ishte marrë asnjë veprim, pasi
pritej një konkluzion i ekspertëve
të çështjes. E ndodhur përballë
kësaj situate me "frikën" se Parlamenti
do t‘ia refuzojë një gjë të
tillë, Kryeprokurorja po mendon
që çështja të dërgohet në gjykatë
vetëm me personat e marrë tashmë
të pandehur. Burime të konfirmuara
nga organi qendror i
akuzës thanë se dosja ndodhet në
tryezën e drejtueses së organit
qendror të akuzës bashkangjitur
edhe me një kërkesë nga grupi
hetimor për afatet e hetimit, ku e
informonin për të gjitha procedurat
e ndjekura deri pardje, kur u
dorëzua zarfi i ekspertëve kontabël.
Sipas të dhënave hetimore,
nëse do të kishte edhe disa ditë
hetime, atëherë mund të merrej
një konkluzion i saktë edhe për
persona të tjera të përfshirë në hetimet.
Duket se prova më e fortë e
organit të akuzës është raporti për
vlerën në total të rrugës "patriotike".
Ekspertët kontabël e thanë
fjalën e fundit dy ditë më parë, teksa
dorëzuan në sekretarinë e organit
qendror të akuzës një material
voluminoz, sipas të cilit kostoja
totale e segmentit rrugor
Rrëshën-Kalimash shkoi në 1 miliardë
e 23 milionë euro. Ndërkohë
që ndryshe nga raporti i parë,
dy ekspertët nuk janë marrë me
diferencat e çmimeve dhe ofertave,
por vetëm me konstatimin e
vlerës. Gjithsesi, në raport nuk
harrohet të thuhet se kjo shumë
tejet e madhe ka arritur edhe si
pasojë e funksionimit abuziv të
nënkontraktorëve që kanë aplikuar
me çmime mbi tregun. Nga
të dhënat paraprake, mësohet se
ekspertët Pëllumb Ahmetaj dhe
Zenun Katana kanë raportuar në
akuzën qendrore se, përveç shkeljeve
të mëdha ligjore, si në
hartimin e kontratës, ashtu dhe në
zbatimin e saj, qeveria shqiptare
ka firmosur një kosto për
ndërtimin e rrugës disa herë më
të lartë se realja.
minoz për vlerën reale të
rrugës Durrës-Kukës, Kryeprokurorja
Ina Rama është në dilemë:
Do të dërgojë çështjen në gjykatë,
apo do të zgjasë hetimet. Përfundimi
i afateve të hetimit më datën
1 tetor të këtij viti ka detyruar
hetuesit e çështjes t‘i kërkojnë
Kryeprokurores zgjatjen e kohës
së tyre. Por burime nga akuza qendrore
thanë se për hetimet e tjera
duhet leja e Kuvendit të Shqipërisë,
pasi për këtë çështje po
hetohen edhe persona me imunitet.
"Leja" e Kuvendit përfundonte
në fillim të këtij muaji dhe
nuk ishte marrë asnjë veprim, pasi
pritej një konkluzion i ekspertëve
të çështjes. E ndodhur përballë
kësaj situate me "frikën" se Parlamenti
do t‘ia refuzojë një gjë të
tillë, Kryeprokurorja po mendon
që çështja të dërgohet në gjykatë
vetëm me personat e marrë tashmë
të pandehur. Burime të konfirmuara
nga organi qendror i
akuzës thanë se dosja ndodhet në
tryezën e drejtueses së organit
qendror të akuzës bashkangjitur
edhe me një kërkesë nga grupi
hetimor për afatet e hetimit, ku e
informonin për të gjitha procedurat
e ndjekura deri pardje, kur u
dorëzua zarfi i ekspertëve kontabël.
Sipas të dhënave hetimore,
nëse do të kishte edhe disa ditë
hetime, atëherë mund të merrej
një konkluzion i saktë edhe për
persona të tjera të përfshirë në hetimet.
Duket se prova më e fortë e
organit të akuzës është raporti për
vlerën në total të rrugës "patriotike".
Ekspertët kontabël e thanë
fjalën e fundit dy ditë më parë, teksa
dorëzuan në sekretarinë e organit
qendror të akuzës një material
voluminoz, sipas të cilit kostoja
totale e segmentit rrugor
Rrëshën-Kalimash shkoi në 1 miliardë
e 23 milionë euro. Ndërkohë
që ndryshe nga raporti i parë,
dy ekspertët nuk janë marrë me
diferencat e çmimeve dhe ofertave,
por vetëm me konstatimin e
vlerës. Gjithsesi, në raport nuk
harrohet të thuhet se kjo shumë
tejet e madhe ka arritur edhe si
pasojë e funksionimit abuziv të
nënkontraktorëve që kanë aplikuar
me çmime mbi tregun. Nga
të dhënat paraprake, mësohet se
ekspertët Pëllumb Ahmetaj dhe
Zenun Katana kanë raportuar në
akuzën qendrore se, përveç shkeljeve
të mëdha ligjore, si në
hartimin e kontratës, ashtu dhe në
zbatimin e saj, qeveria shqiptare
ka firmosur një kosto për
ndërtimin e rrugës disa herë më
të lartë se realja.