E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në mos qeveria, atëherë kush?

Me sa di unë, asnjë njeri nuk është i imunisuar nga stresi apo depresioni apo ndonjë sëmundje tjetër psikike. Çdo njeri nga ne mund të bjere preh e depresionit për një arsye apo tjetër (të cilat mendoj unë janë të shumëllojshme).

I rëndësishëm është trajtimi që ne duhet t’i bëjmë personit të rënë peng i tij. Pa nënvleftësuar rëndësinë e shkaqeve që sollën këtë pasojë unë mendoj se qeveria dhe ne si shoqëri duhet të bëjmë diçka për personat që ndodhen në këtë situatë. Vetëvrasja është një proces që nuk fillon e mbaron me aktin e personit- viktimë brenda ditës. Është një proces i gjatë, zgjat vite të tëra dhe përfundon me një fund tragjik. Faji, jam i sigurt, është përherë paaftësia e shtetit apo e shoqërisë për të krijuar një ambient të përshtatshëm jetese.

Unë do të ndalesha vetëm tek organet e specializuara që me sa di unë janë të paralizuara ose nuk ekzistojnë fare. Për shembull, një person i zhytur në humnerën e thellë të depresionit, pikë së pari, ka nevojë për përkujdesje mjekësore për ta përmirësuar sadopak gjendjen e tij. Mendjen e tij tejet të lodhur, diçka e ka trazuar. Ai ka nevojë për shërbime sociale, kjo është e sigurt.

Është një shërbim shumë i vlefshëm që defenitivisht shpëton jetë njerëzish. Kur sheh që vetëvrasjet nuk rreshtin, qeveria duhet të financojë ngritjen dhe funksionimin e organizatave të tilla të specializuara që me siguri do të ndihmonin njerëzit e prekur nga depresioni. Në mos qeveria, atëherë kush? Në Perëndim këto institucione funksionojnë dhe janë shumë të efektshme. Unë mendoj që edhe një kombinim i psikiatërve, psikologëve dhe këshilluesve do të çonte në rezultatin e pritur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›