E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i SHBA: Bojkoti i PS pengoi reformat e Qeverisë

Bojkoti i Parlamentit nga ana e opozites socialiste ka ulur vleresimin per Shqiperine. Ky ka qene vleresimi i raportit te organizates Freedom House, me qender ne Uashington, i cili analizon perparimin e vendeve te ndryshme ne aspekte te tilla si shoqeria civile apo procesi elektoral, ku jep nje tablo dhe per Shqiperine. Freedom House e ben vleresimin e vendeve te ndryshme me nje sistem pikesh nga 1 deri ne 7, sa me pak pike, aq me i larte eshte vleresimi. Ne aspektin e procesit elektoral, vleresimi per Shqiperine mbetet i pandryshuar, me 3,75 pike ashtu si edhe ne raportin e nje viti me pare. Megjithese, zgjedhjet e qershorit 2009 plotesuan shumicen e standardeve te OSBE-se, thuhet ne raport, ato nuk e realizuan plotesisht potencialin e Shqiperise per t’ju permbajtur standardeve me te larta demokratike, ndonese u quajten zgjedhjet me te mira te mbajtura deri tani ne Shqiperi. Raporti i kushton gjithashtu nje paragraf qeverisjes kombetare dhe aty thuhet se qeveria e re, e perbere nga nje koalicion i te djathteve dhe i te majteve, ka premtuar reforma rrenjesore ne disa aspekte. “Mirepo, bojkotimi i Kuvendit nga Partia Socialiste, vazhdon raporti, e ka penguar mjaft funksionimin e Parlamentit. Per kete arsye, raporti e ka ulur nga 4.25 ne 4.5 vleresimin e Shqiperise lidhur me demokracine ne qeverisje”, thuhet ne Raport. Ne raportin “Vendet ne Tranzicion 2010” thuhet se media ne Shqiperi ka bere perparim ne aspektin e teknologjise qe perdor por korniza ligjore qe mbulon median e lire nuk eshte ende e plote. Kjo mungese, duke i shtuar edhe transparencen e paket ne financimin e medias se shkruar apo asaj elektronike, favorizon me teper interesat e pronareve te saj dhe te politikaneve se sa ato te publikut dhe njekohesisht demton cilesine editoriale. Mbulimi nga media i zgjedhjeve te 2009-s, thote raporti, favorizoi dy partite kryesore duke i lene jashte mbulimit partite me te vogla. Raporti shton se gazetaria investiguese vazhdon te jete e kercenuar dhe te gjitha keto e kane ulur vleresimin nga Freedom House per median e pavarur nga 3.75 ne 4 pike. Per sa i perket pavaresise se gjyqesorit dhe korrupsionit, organizata Freedom House nuk veren ndonje ndryshim nga raporti i nje viti me pare. Sistemi gjyqesor, thote raporti nuk eshte krejtesisht i pavarur dhe Shqiperise i mungon nje strategji e pergjithshme per reformen e gjyqesorit. Qeveria, thuhet ne raport, vazhdon te ndermarre veprime per frikesimin e gjyqtareve dhe prokuroreve, nderkohe qe institucionet shteterore japin nje shembull te keq ne ekzekutimin e vendimeve te gjykatave. Ndersa, korrupsioni, thuhet ne raport, vazhdon te jete nje dukuri e perhapur ne Shqiperi dhe perceptimi i korrupsionit ne sherbimet e ndryshme publike vazhdon te jete i larte. Imuniteti i zyrtareve te larte, thote raporti, mbetet nje pengese ne luften kunder korrupsionit.
Qeverisja
Raporti i kushton gjithashtu nje paragraf qeverisjes kombetare dhe aty thuhet se qeveria e re, e perbere nga nje koalicion i te djathteve dhe i te majteve, ka premtuar reforma rrenjesore ne disa aspekte
Vleresimi
“Bojkotimi i Kuvendit nga Partia Socialiste, vazhdon raporti, e ka penguar mjaft funksionimin e Parlamentit. Per kete arsye, raporti e ka ulur nga 4.25 ne 4.5 vleresimin e Shqiperise lidhur me demokracine ne qeverisje”, thuhet ne Raport.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›