Ne nje dyshek te ndotur nen masken e Stalinit del nga burgu filozofia e Pipes

Arshi Pipa dhe sprova e filozofise integrale
Pertej gjysme shekulli censure e trembedhjete vjet lamtumire Arshi Pipa autori dantesk i Librit te burgut nuk e ka reshtur komunikimin e tij serioz me lexuesin. Libri me i ri qe botohet nga doreshkrimet e mbetura prej tij te cilin ai e quante thjesht Skice e nje konceptimi mbi jeten eshte per shume arsye unik ne historine e letrave shqipe e madje i vecante ne krejt historine moderne te mendimit universal.
Teksa shkruan Une mund te heq dore nga gjithcka por jo nga mendimi kjo eshte e mira ime me e larte madje e mira ime absolute Arshi Pipa eshte aq i sinqerte e aq i vertete sa asnje tjeter mendimtar perpara tij ne mos Sokrati modeli i tij kurajoz. Mendimtari shqiptar ndodhet ne kushtet me te pakonceptueshme per te bere filozofi. Eumlshte ne vitin e nente te burgut krejtesisht i sfilitur fizikisht ndersa shoket e qelise i percojne imazhin e centaurit mitik aq shume burgimi i ka shtazeruar. Mirepo per mendimtarin ashtu si dikur moti per oshenarin edhe burgimi me cnjerezor mund te shnderrohet ne spiritualitet perderisa shpirti e mendja rrojne Kane prangosur trupin tim por nuk kane mundur te prangosin mendimin tim. Dhe - gje vertet e mrekullueshme - kur trupin time kane bere pothuajse nje kufome atehere mendimi ka fituar lirine.
Ne burg Arshi Pipa nuk ka biblioteke por beson se mund te filozofoje nga pervoja pa referenca te shkruara - njesoj si Sokrati. Per te filozofuar ai kujton punet e kursit tezat e antitezat bisedat e dialoget qe e ushqyen ne vitet e liceut klasik te universitetit e te jetes se lire intelektuale - njesoj si Platoni. Dhe njesoj si stoiku me i thekur ai filozofon per kuptimin e eperm te jetes shi atehere kur perreth tij ligesia njerezore ka kapur kuotat e poshtersise absolute. Le te kujtojme per atmosfere situaten e te burgosurve tek Kanali
E vdesin fatkeqijt aty te praku
Vdesin hendeqeve nder brraka gjaku
Vdesin nen shtrat ku mshehen per me vdeke
Vdesin tue pritun buken nder gjiriza
Tue ba nevojen vdesin posi miza
Dhe si cofetina i kallin nder hendeke.
Ne keto kushte pra Arshi Pipa shkruan vepren e tij filozofike Skice e nje konceptimi mbi jeten ne nje fletore shkolle te maskuar me portretin e kryearmikut te tij. Ne faqet e kesaj fletoreje pa emer autori ne krye dhe drejtperdrejt ne italisht - nje tjeter maske kjo teper e kushtueshme per autorin sqimatar i cili edhe pse me origjine toske kishte zgjedhur gegnishten kulturore si gjuhe te vepres se vet letrare - AJO vepra testament e jetes se tij Abbozo di una cencezione dell avita. Vepra plotesohet me punimin Sul Genio Mbi gjeniun i cili e thellon argumentin dhe per te cilin duket qarte se autori ka reflektuar sistematikisht ne vitet e rinise e te pjekurise. I gjithe doreshkrimi eshte realizuar me shkrim te imet dhe me fare pak korrigjime cka nenkupton se mendimi ishte krejt i pjekur qysh perpara se te hidhej ne leter dhe se nga ana tjeter mungesat e burgut nuk ia lejonin autorit luksin e keqshkronjes dhe te reflektimit te zgjatur. Ne momentin e shkrimit filozofit te burgosur nen mbikeqyrje te rrepte i duhet te veproje shpejt te hedhe pernjehere parashtrimin te sjelle aty per aty argumentet te beje drejtperdrejt zberthimin dhe thellimin e tyre te cogito-je rrufeshem e te nxjerre sakaq perfundimet me nje lloj shpejtesie qe nuk ngutet. Ai nuk ka kthim prapa nuk mund te shkarravise e te rifilloje nga e para pasi rrethanat e detyrojne te punoje ne kushte urgjence gjate kohes kur gardianet vigjilojne gjetiu. I duhet te kenaqet me nje fletore te holle shkolle e cila perndryshe ka perparesine se mund te fshihet shpejt dhe kudo ama te fshihet me ate zell me te cilin i burgosuri di te fshehe hyrjen e tunelit te ngushte qe do ta coje drejt lirise. Me teper se kaq autorit tone i duhet ta fshehe vepren e vet me perbetim edhe pasi te kete dale nga burgu meqenese Vellai i Madh oruellian pergjon gjithcka deri nen lekure. Sic deshmon e motra me e vogel Nedreti doreshkrimi shpetoi vetem fale perbetimit te nje miku nderkohe qe nje tjeter doreshkrim filozofik Letra didaktike qe vellai i perkujdesur ia kushtonte se njejtes ndoshta sipas stilit te atit te madh shpirteror ne filozofine e moralit stoikut Seneke tek Letrat Lucilit humbi pa gjurme.
Po cila eshte gjurma qe le Arshi Pipa me distikun Skice e nje konceptimi mbi jeten dhe Mbi gjeniun
Cdokush qe e lexon kete veper sic lexohet nje shtjellim filozofik veren se argumenti ndertohet mbi dy parime te nderlidhur koherenca dhe ndershmeria. Arshi Pipa nuk synon te provoje teza specifike e as te demonstroje sterhollim metode ai thjesht kerkon me mjetet e filozofise dhe per arsye praktike te dije se cili eshte per njeriun kuptimi i eperm i jetes dhe teksa kerkon per vete na bind qe ta ndajme se bashku aventuren e mendimit.
I stervitur ne kritike filozofie Vico Croce Begson ai e drejton logjiken me rreptesine e nje metafizicieni por vete metafiziken e perjashton nga fusha e vet e kerkimit me qellim qe mendimi i tij te mos detyrohet te spekuloje sic vihet re nder plot filozofe tryeze. Ne baze te te gjithe argumentimit Pipa vendos aksiomen e tij e cila pohon qarte e prere se mendimi eshte gjeja me e paasgjesueshme dhe pasuria e vetme e patundshme e qenies njerezore. Kesisoj ne kushtet e skajshme qe ishin te tijat gjate burgimit te menduarit nuk eshte me vetem e thjesht nje aktivitet njerezor qofte edhe me i larti por shnderrohet ne akt mbijetese. Per Pipen te mendosh do te thote te mbetesh gjalle do te thote te justifikosh vetveten ne pikepamjen e njerezores. Formula karteziane cogito ergo sum e cila shpreh njeheresh intuitivin dhe intensitetin e vetedijes per njerezoren duket se merr kuptimin e saj te njemendte jo me Dekartin po me Pipen.
Per filozofin shqiptar njerezorja ka vetem nje percaktim themelor te menduarit prej te cilit buron gjithcka tjeter I vetmi nder te gjitha speciet njeriu perpiqet ta tejkaloje vetveten ndersa speciet e tjera kane prirjen vetem te ruhen. Kjo i detyrohet faktit qe vetem njeriu eshte i pajisur me mendimin.
Ne vijim ceshtja shtrohet ne rrafshin e filozofise se moralit si dhe per cfare do ta perdore njeriu mendimin ne raport me te cilin ai percaktohet si specie Nese mandej pranohet aksioma se per njeriun e mira gjendet ne realizimin e tij te plote si qenie pra si qenie renduese - duke kenaqur keshtu universalizmin qe ka percaktuar qenesine e tij brenda species - atehere pyetja e shtruar me siper plotesohet ne formen ku duhet te synoje njeriu me mendimin e tij dhe me veprimin e tij moral ne menyre qe te rroke universalen domethene te realizoje qenesine e vet te miren e vet
Ja si pervijohet pas nje demonstrimi bindes pergjigja e filozofit Ligji i arsyes praktike do te jete Vepro ne interes te njerezimit Keshtu do te kesh vepruar ne interesin tend te vertete sepse interesi yt i vertete nuk eshte qe te jesh i lumtur a ekziston valle kjo fantazi qe quhet lumturi nuk eshte qe ti shmangesh me cdo cmim vuajtjet nuk eshte qe ta ruash sa me gjate jeten vuajtjet mund ta bejne me pjellor veprimin tend e jeta jote po te jete ajo e nje derri te kenaqur cfare vlere mund te kete
Per te mberritur te kjo e vertete e qenies autori ka mobilizuar tere energjine dhe arsenalin e vet mendor e kritik duke i dhene lexuesit nje filozofi origjinale e cila mbeshtetet gjeresisht ne historine e mendimit filozofik nga pikepamja e moralitetit.
Ambicia e filozofit ne kete kerkim eshte e dyfishte nga njera ane ai synon ta shnderroje filozofine ne nje kryeshkence e cila shpirtezon arritjet e shkencave dhe te fushave te tjera te veprimtarise njerezore kurse nga ana tjeter gjakon ta pajise njeriun me nje filozofi veprimi te denje per njerezoren. Pipa mberrin keshtu ne konceptin e filozofise integrale e cila heton kategorizon pergjitheson dhe potencializon veprimtarine e te menduarit qe perben tek njeriu jo vetem thelbin e paasgjesueshem te qenesise se tij po sidomos mundesine e pacak per te vepruar si qenesi renduese e per tu zhvilluar si e tille.
Ja si e percakton Pipa kete tip filozofie e cila vihet teresisht ne dobi te njerezores per ta pajisur qenien sic e presupozon titulli me nje konceptim mbi jeten po aq realist sa edhe te qendrueshem
Filozofia integrale ashtu sic e kuptoj une eshte reflektimi kritik mbi te dhenat e aktivitetit te mendimit te kulluar si dhe mbi ato te aktiviteteve te tjera shpirterore me qellim qe te jape nje konceptim te plote e harmonik te jetes me ane te te cilit njeriu te ekzaltoje vetveten ne driten e vlerave te pavdekshme te shpirtit.
Si kriter vertetesie i ketij konceptimi mbi jeten e njekohesisht si model qe mund te persoset sherben Gjeniu ne cilesine e tij te deshmuar si pararoje i njerezimit ne te gjitha fushat e veprimit dhe te qenesise njerezore. Ne kete pike te trajteses dy veprat e vecanta Skice e nje konceptimi mbi jeten dhe Mbi Gjeniun nderlidhen per te plotesuar argumentimin ne ate menyre qe finalja e vepres mberrin vetvetishem dhe tingellon si nje himn kushtuar njeriut te emancipuar nepermjet mendimit Perpara per ku ne cdrejtim Pikerisht ne drejtimin e emancipimit nga nevoja natyrore qe eshte brenda teje e cila ta erreson arsye te ben ta humbasesh dinjitetin e personit. Ti duhet te zhvishesh pa tjeter nga skoriet e kafsherise A duhet kuptuar me kete se une duhet ta mohoj veten si trup fizik se duhet ta keqtrajtoj mishin Aspak. Ti duhet ta shpirtezosh mishin jo ta mohosh duhet ta perkryesh trupin tend ta zbukurosh ta stervitesh ne menyre qe ai te jete instrumenti i perkryer i denje per shpirtin ... ta perdoresh si nje trashegimi te shenjte ta kultivosh me dashuri ta respektosh si tempullin ne te cilin e per te cilin ndricon llamba e shpirtit tend
Arshi Pipa ne faqet e kesaj vepre ka mberritur ne kulm ne te cilin mbetet pergjithmone. Duke qene me formim te trefishte - si filozof si letrar e si kritik ai realizon nje proze ku nderthuren mjeshterisht mendimi logjik me shprehjen estetike dhe me gjykimin kritik. Te tria keto forca mandej bashkerendohen per ti bere oponence njera-tjetres duke krijuar si rezultat nje baraspeshe te mrekullueshme brendie dhe stili. E mbyllim pra kete paraqitje modeste te vepres me nje nga formulimet treplaneshe me dinjitoze te autorit Arshi Pipa.
Arsyeja ka prodhuar shkencen lavdine dhe krenarine tone. Ne nuk duhet ta adhurojme shkencen te behemi ithtaret e saj sepse jemi ne qe e kemi prodhuar jo te shkenca po te vetja jone te ndergjegjja jone qendron dinjiteti yne. Ai qendron te shpirti qe prodhon shkencen ashtu si prodhon artin ashtu prodhon moralitetin.
Historia e librit
Ky liber ka nje histori te vecante. Ai nuk u shkrua ne ndonje studio ne kushte te rehatshme apo te favorshme per mendimin. Ai u shkruar ndenjur mbi nje dyshek te shtruar mbi cimenton e nje dhome te burgut te Burrelit ne zhurmen e te burgosurve te tjere te asaj dhome dhe nen trysnine e rrepte te kontrolleve te herepashershme te gardianeve.
Arshi Pipa kishte bere nente vjet burg kur arriti te shkruante ne nje fletore te vogel te maskuar me nje kopertine me figuren e Stalinit Konceptin e tij mbi jeten. Ai e ruajti ate fletore te vogel deri diten qe u lirua pas nje viti me 1956.
Ketu fillon rrugetimi i Konceptimit. Doreshkrimi nuk doli nga qelia si Libri i burgut ne flete cigaresh te fshehura ne nderresat e palara por doli i fshehur ne nje dyshek te vjeter qe gardianet nuk kishin marre mundimin ta kontrollonin meqenese ishte teper i ronitur dhe i ndotur.
Para arratisjes se tij nga Shqiperia ne vitin 1957 Arshiu i kishte besuar mikut te tij shkodran Ruzhdi Coba Konceptimin tezen e laures se Universitetit te Firences si dhe nje bllok shume te vogel me perkthime nga Lirika Evropiane.
Vite me vone kur une isha e debuar nga Tirana u ktheva me banim ne Shkoder. Ruzhdiu sikur ta parandiente arrestimin e vet te dyte dhe denimin me dhjete vite te tjera burg mi dorezoi keto vepra te Arshiut. Keshtu une i ruajta me kujdes dhe ato me ndoqen ne internim e pas lirimit serish ne Shkoder deri diten qe u be e mundur ti shkonim ne dore Arshiut mbas vitit 1991.
Ne njeren nga vizitat e mia ne Uashington mbas vdekjes se Arshiut fillova te lexoja Konceptimin me deshiren per te njohur me mire nje vella qe aq pak kisha pasur mundesine ta njoh. Dhe meqenese Konceptimi bashke me tezen e laures percaktoheshin si vepra te pabotuara nga Arshiu mendova se duheshin perkthyer dhe botuar. Pavaresisht nga veshtiresite qe ndesha jam perpjekur ti respektoj teresisht mendimin e tij dhe stilin e tij.
Nedret Kalakulla
Pipa na le te mendojme
Prej kafes se erret ne nje forme estetike te larte del ne drite Skice e nje konceptimi mbi jeten plotesuar me Mbi Gjeniun ne krye me emrin e Arshi Pipes mberritje kulmore e mendimit te tij. Per here te pare ne nje botim traktati filozofik i shkruar me 1955 ne Burgun e Burrelit sic e hodhi ne origjinal ne italisht dhe perkthyer ne shqip nga e motra Nedret Kalakulla. Ky liber vjen me te drejta te plota te familjareve dhe me lejen e nipit te autorit Plator Kalakulles duke vene ne dispozicion te botimeve Princ fotot dhe faksimilet te marra nga arkivi i Pipes. Me parathenie te vete Arshi Pipes shoqeruar dhe me paraqitjen e studiuesit Ardian Marashi per sproven e filozofise integrale historia dhe pse ky liber mberrin tani ne qarqet letrare ne vend dhe prej dites se djeshme eshte ne tregun e botimeve shkruan e motra e Pipes Nedreti. Skice e nje Konceptimi mbi jeten e ndare ne 15 kapituj e plotesuar me dy kapituj Mbi Gjeniun permban Konceptin e se vertetes metodologjia e veprimit rruga e veprimit arsyeja praktike veprimi moral mbi vetedijen Mbi intuiten Domethenia e artit Kontakti me materien burimi i fese probleme false Eksperienca shqisore Shkallet e ndergjegjes Spontaniteti ne univers Edukim dhe personalitet. Ndersa dy kapitujt Mbi Gjeniun kane Fizionomia dhe forma te gjenialitetit Kulti i eoneve.
Botuesit e Princit kane pasqyruar me sqime cfare ka ndodhur ne arealin e Pipes ne perceptimin estetik te nje shqise te munguar sic eshte paraqitja e nje botimi befasia i lihet ne dore pamjes se brishte me shpjegimin perkates ne brendi nga maska e kopertines se fletores ku shkroi esete mbi jeten dhe sproven filozofike Ballina e mbeshtjelles me te cilen u maskua fletorja ku u shkrua ky liber. Ne imazhin e mbeshtjelleses shfaqet gjysma e siperme e portretit te Stalinit ndashprintim i marre nga nje reviste me ngjyra e kohes. Mjafton kjo per tju bashkuar perjetimin te eperm se motres se Pipes ku tregon peripecine per ta sjelle sot kete deshmi te rralle te nje mendimtari ku ndjesia e burgut kapercehet me veshtrimin e drejtperdrejt e te kulluar ne ndjekje te drites se mendimit. Ne parathenien e tij studiuesi Ardian Marashi u referohet shenjave te rralla qe kane ngjare ne filozofe te shekujve duke e afruar mendimtarin shqiptar ne nje rrafsh unik per nga shijimi i lirise se mendimit. Marashi ngre teza per te cilat Pipa do njihte mire pasardhesin qofte ne vizion por dhe parashikim e koherences ne nje kontekst realiteti te gjithekohshem universal. I mbetet nje tradite te kultivuar te mendimit per te percjelle ne ngjashmeri nje perpjekje sfiduese me shkences dhe arsyes njerezore qe e pjell ate. Pipa behet i guximshem ne nje liri burgu ku per nente vjet shkroi kete traktat filozofie te rralle duke prekur ate lende qe veshtire ti nxirret ende fundi edhe sot psikoza komuniste. Jashte kesaj psikoze Pipa perjashton rrethanen per te qene biblikisht ne nje nderhyrje shpirterore si burim i mundshem per te ushqyer mendimin e lire.
Violeta Murati