E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjidhet problemi me grevistet imigrante ne Greqi

Debora e djeshme e marsit qe bie rralle ne Athine u solli nje dite te bardhe ne sfondin e zi te krizes me sa duket imigranteve. Mbremja e 9 marsit shenoi edhe fundin e suksesshem te greves 44-diteshe te urise te 300 imigranteve afrikano-aziatike te Athines dhe Selanikut qe vuri ne sprove jeten e grevisteve por edhe vlerat e shoqerise greke. Ne pallatin neoklasik te Ipatise grevistet priten me entuziazem te madh vendimin e qeverise pas takimit dyoresh te ministrave te Brendshem te Mbrojtjes se Qytetarit te Shendetesise dhe zevendes ministres se Punes me perfaqesine e grevisteve.

Kjo qe u be sot eshte eshte nje fitore e madhe per grevistet imigrante te urise ne radhe te pare por edhe per te gjithe imigrantet i thote Deutsche Welles perfaqesuesi i grevisteve dhe kryetari i Forumit te Imigranteve te Kretes marokeni Hasan Kavzua ne oborin e nderteses te mbushur nga te rinj solidare qytetare te thjeshte por edhe greviste urie qe me gjithe drobitjen e greves shumediteshe dalin nga cadrat dhe dy sallat e nderteses ku dhane betejen e tyre.

Legalizimi i qendrimit

Sipari i greves ra pas propozimit te permiresuar te qeverise qe u siguron legalizimin me 8 dhe jo 12 vjet qendrimi te dokumentuar ne Greqi dhe status toleranceje pa afat per gjithe te tjeret qe mund te shkojne dhe ne vendet e tyre pa dokumente udhetimi. Ajo cka u arrit dhe per te cilen nje grup te rinjsh solidare shperthen ne valle ne oborr duket se nuk eshte thjesht nje perligjie e imigranteve. Per te 300 grevistet e urise u hap nje port per te gjithe migrantet pa letra ne Greqi arritje qe kane te bejne me totalin e imigranteve sic eshte reduktimi i pullave te siguracionit nga 200 ne 120 ne vit per rinovimin e lejes se qendrimit dhe nga 80 ne 50 ne vit per rinovimin e librezes shendetesore jo vetem per imigrantet por edhe per cdo punonjes i thote DW perfaqesuesi i Nismes se Solidaritetit Thanasis Kurkullas aktiviste te seciles u qendruan ne krahe si askush tjeter imigranteve dhe dy prej tyre te premten perballen me drejtesine per nxitje te grevisteve.

Rezistenca e grevisteve Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Thanasis Kurkullas

Perballe akuzave se ishin ata qe i sollen imigrantet nga ishulli larget i Kretes fillimisht te strehuar ne Fakultetin Juridik dhe se vene ne peripeci vendin ne kulmin e krizes Nisma e Solidaritetit u tregua po aq rezistente sa edhe grevistet. Kurre nuk menduam qe te braktisim betejen. Ishin grevistet qe na e dhane kete force te cilet dhane nje beteje deri ne fund. Kjo na dha force edhe ne per ti dhene permasa gjigande levizjes se solidaritetit qe i kaloi caqet e Greqise dhe u be evropiane dhe nderkombetare thekson Kurkullas.

E majta foli per fund pozitiv qe solli satisfaksion dhe optimizem ne shoqerine greke por zgjidhja e dhene sigurisht qe nuk mund te gezonte edhe ate pjese te shoqerise greke qe i sheh imigrantet si barre te rende dhe rrezik per vendin ne krize. Sigurisht qe u referoheni auditoreve te djathta dhe ultra te djathta. Po u themi se nuk prish pune le te mos merziten shume shoqeria greke tregoi se nuk eshte edhe aq armiqesore ndaj imigranteve thote Kurkullas. Por nuk eshte vetem e djatha e cila foli per devijim absolut nga ligji dhe legalizim klandestinesh apo e djathta nacionaliste per perulje te qeverise para imigranteve dhe solidareve te tyre.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Greva ishte e mundimshme...

Hapet kaceku i Eolit paralajmeroi gazetari Aris Portosaltis nga SKAI TV duke i bere keshtu jehone opinionit konservator se tani hapet rruga per flukse te reja klandestinesh.

Lehtesim per qeverine

Qeveria ka cdo arsye qe te ndjehet e cliruar nga nje ceshtje qe arriti ne caqet e nje katastrofe humanitare dhe n ga ana e saj akuzon poziten e djathte per qendrim te papergjegjshem. Shqetesimi i te gjitha ministrive bashkekompetente ishte garantimi i jetes se njerezve ne radhe te pare. Ishim te sigurt se me zbatimin e ligjit dhe nje analize te hollesishme do ia dilnim mbane thote zevendes ministria e Punes pergjegjese per imigracionin Ana Dallara.

Me aktiviste te tij si Liliana Salihaj drejtuese e njohur e imigracionit te Kretes qe ishte ne krahe te grevisteve gjithe kete periudhe dhe mbreme prezente ne festimin e fitores imigracioni shqiptar behet pjese e fitores se grevisteve. Une grevistet i njoh dhe personalisht. Kam 15 vjet qe luftoj per te drejtat e imigranteve pa pasur shume rendesi nese emigranti eshte shqiptar apo arab eshte imigrant dhe kemi te njejtat probleme thote Liliana e cila me leter te hapur pati guximin qytetar te vetedeklarohet si nxitese e grevisteve. Ashtu si tani nuk ngurron te theksoje se ne qofte se greva do te kishte krahe imigracionin shqiptar si komunitetin me te madh atehere fitorja do te ishte edhe me e madhe per imigracionin ne teresi.

Kur perpiqesh kur lufton fiton dhe te drejta. Shqiptaret duhet te mesojne qe te drejtat nuk te vijne ne pjate per te drejtat duhet te luftosh thote Liliana qe ashtu si dhe grevistet e sheh greven vetem si nje stacion ne perpjekjen e tyre te vazhdueshme per nje pozite me te denje ne shoqerine greke.

Autor Niko Anagnosti

Redaktoi Bahri Cani

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›