De Niro e Scorsese, sërish bashkë
Aktori i njohur, Robert De Niro, ka konfirmuar se për herë të nëntë do të jetë pjesë e ekipit të regjisorit, Martin Scorsese. Sebep për këtë vendim është bërë xhirimi i filmit ‘The Irishman” (Irlandezi).
Pjesë e projektit të nëntë të përbashkët të De Niro’s dhe Scorsese’s do të jenë edhe aktorët Joe Pesci dhe Al Pacino, që po ashtu interpretojnë role udhëheqëse në film.
Derisa po sqaronte temën e filmit, që bazohet në romanin e Charls Brandt “I Heard You Paint Houses" (Dëgjova se po Ngjyros Shtëpi) De Niro dha disa detaje për të.
"Është një film që flet për një njeri, i cili – e unë i besoj librit – tashmë ka vdekur, por që ka pranuar ta ketë vrarë Hoffa’n, si dhe Joe Gallo’n, këtu në rrugën Hester. Kështu që, unë do ta luaj atë personazh, e pjesë e filmit do të jenë edhe Joe Pesci e Al Pacion, kurse Marty do të jetë regjisor i tij”, u citua De Niro nga contactactmusic.com