E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Shtetit prane Kryeministrit z. Blendi Klosi zhvilloi sot nje takim me te ngarkuaren me pune te Ambasades se Shteteve te Bashkuara te Amerikes zj. Elisabet Shelton. Gjate takimit z. Klosi k

Ministri i Shtetit prane Kryeministrit z. Blendi Klosi zhvilloi sot nje takim me te ngarkuaren me pune te Ambasades se Shteteve te Bashkuara te Amerikes zj. Elisabet Shelton.
Gjate takimit z. Klosi ka vleresuar maksimalisht asistencen dhe mbeshtetjen e qeverise amerikane ne perpjekjet e autoriteteve shqiptare ne luften kunder fenomeneve negative qe jane shqetesuese jo vetem per Shqiperine por per gjithe rajonin.

"Qeveria vazhdon ta kete luften kunder trafiqeve dhe korrupsionit nje prioritet - tha Klosi dhe ne do te perpiqemi te forcojme me tej bashkepunimin e deritanishem jo vetem ne mbeshtetje logjistike por edhe ne krijimin e strukturave te specializuara.

Bashkebiseduesit ndane te njejtin mendim persa i perket rolit qe Shqiperia duhet te kete ne rajon per t'u prere rrugen trafiqeve te cdo lloji.

Zj. Shelton ka theksuar punen e vazhdueshme te qeverise shqiptare per permirsimin e legjislacionit dhe iniciativave per te krijuar strukturat perkatese gje qe do te coj ne progres ne luften kunder trafiqeve dhe korrupsionit. Ajo shprehu gatishmerine e qeverise qe perfaqson per mbeshtetje dhe asistence te vazhdueshme.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›