E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri, z.Fatos Nano ka marrë një mesazh urimi nga Kryeministri i Republikës së Italisë, z. Silvio Berluskoni. Në këtë mesazh kryeministri italian përcjell vullnetin e qeverisë që

Kryeministri, z.Fatos Nano ka marrë një mesazh urimi nga Kryeministri i Republikës së Italisë, z. Silvio Berluskoni.
Në këtë mesazh kryeministri italian përcjell vullnetin e qeverisë që ai drejton për forcimin e marrëdhënieve me Shqipërinë. "Në momentin që morët drejtimin e Qeverisë Shqiptare dëshiroj të përcjell kënaqësinë time të veçantë dhe t'ju uroj suksese në detyrën Tuaj për të kontribuar në forcimin e stabilitetit politik të Shqipërisë dhe zhvillimit të mëtejshëm të raporteve tradicionale të miqësisë dhe bashkëpunimit me Italinë".
Më pas në këtë mesazh zoti Berluskoni shprehet: "Qeveria italiane beson se në drejtimin Tuaj mund të gjej impulsin e një transformimi të domosdoshëm në konsolidimin e institucioneve demokratike, zhvillimin ekonomik, si dhe afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian edhe në drejtim të çeljes së negociatave për nënshkrimin e marrëveshjes së stabilizim- asociimit, për të cilin Italia është aktivisht e impenjuar. Nga ana jonë- vazhdon mesazhi i Berluskonit- nuk do të mungojë vazhdimi i mbështetjes në proçeset e nisura, si ju shprehim besimin që nxitja jonë është të jetë në një drejtim me impenjimet e qeverisë Tuaj, që së bashku më forcat politike të realizohen reformat e ndërmarra".
Në përfundim Kryeministri Berluskoni shpreh konsideratat e Tij më të mira për Kryeministrit Nano.
Ky mesazh i është drejtuar Kryeministrit më datë 1 gusht 2002

Zedhenesi i kryeministrit
Aldrin Dalipi

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›