Mes parodisë dhe tragjedisë
24/03/2005 Ajo nuk ka vdekur. Nëse do të kish vdekur klinikisht, tani do të flisnim për marrjen e organeve. Ajo është një qenie njerëzore, që jeton dhe merr frymë. Disa e kanë quajtur një perime. Veç faktit që termi është i neveritshëm, nga e dinë ata? Si mund të jemi të sigurtë për mungesën totale të çdo lloj ndërgjegjeje brenda këtij personi?
Po të kisha qenë unë në gjendjen që është Terri Schiavo, nuk do të dëshiroja një gyp ushqimi. Por Schiavo nuk ka asnjë mjet për të bërë të qartë mendimin e saj. Ne nuk e dimë se çfarë do të kishte dëshiruar ajo. Nuk kemi asgjë për të vijuar më tej. As dëshirë për të jetuar, as direktiva paraprake, as të drejtë përfaqësimi.
Atëherë, si i bëhet kur nuk ke se si të vazhdosh? Përpiqesh të gjesh me intuitë se cili do të kish qenë vullneti i saj, duke përdorur si zëvendësues pikërisht njerëzit e saj të dashur.
Në këtë rast, njerëzit e dashur të Schiavos nuk bien dakord me njëri-tjetrin. Bashkëshorti dëshiron që Terri të vdesë: prindërit nuk duan. Gjykata e Floridës i dha të drejtë zëvendësimi të shoqit, sipas rregullit të përgjithshëm që bashkëshorti është parashikuesi më i mirë i dëshirave: bashkëshortin mund ta zgjedhësh, prindërit jo, dhe pjesën më të madhe të viteve të fundit i ke kaluar me bashkëshortin, jo me prindërit.
Problemi është se, ndonëse bashkëshorti të njeh më mirë, nuk ka asnjë garanci që ai nuk i ngatërron dëshirat e tua me të tijat. Në rastin e burrit të Territ, ka ndërlikime. Ai ka një të dashur dhe dy fëmijë me të. Pa dyshim që ai dëshiron të martohet sërish. Dhe Terri, nëse është gjallë, është pengesë.
E gjithë kjo mund të jetë e pavend në mendjen e tij. Ndoshta ai bazohet tërësisht në të kuptuarit e dëshirave të së shoqes. Dhe, teksa ajo nuk ka lënë pas asgjë, gjykatat janë detyruar që të konkludojnë, në bazë të dëshmisë së tij, që ajo do të preferonte të vdiste. Ja përse ky është një rast i tmerrshëm.
Të jemi të qartë për kushtet e saj. Ajo nuk ka vdekur. Nëse do të kish vdekur klinikisht, tani do të flisnim për marrjen e organeve. Ajo është një qenie njerëzore që jeton dhe merr frymë. Disa e kanë quajtur një perime. Veç faktit që termi është i neveritshëm, nga e dinë ata? Si mund të jemi të sigurtë për mungesën totale të çdo lloj ndërgjegjeje brenda këtij personi?
Pika më e rëndësishme që duhet marrë parasysh është, siç më shpjegoi një bioetik, nëse “ka njeri në shtëpi”. Prindërit, që e takojnë shpesh, thonë se ka. Burri këmbëngul që nuk ka (por ai ka një tjetër shtëpi gjithashtu, gjë që e bën disi dyshues mendimin e tij). Bashkëshorti nuk ka lejuar shumë testime mjekësore vitet e fundit. Unë vetë jam përpjekur të marr vesh se cila është gjendja e saj neurologjike sot. Por provat janë të turbullta, të vjetra dhe bien ndesh me njëra-tjetrën. Gjykata e Floridas thotë se pjesa më e madhe e korteksit cerebral ka humbur. Por pjesa më e madhe, nuk do të thotë e gjitha. Mund të ketë një farë korteksi që funksionon. Edhe njerëzit me tru të dëmtuar mund të kenë ndërgjegje.
Duke parë mungesën e sigurisë, duke parë që ka të afërm që janë gati ta mbajnë gjallë dhe të kujdesen për të, si mund të lejosh që bashkëshorti t’i japë fund jetës së saj, vetëm bazuar në thëniet e tij? Sepse, këtu çojnë ligjet e ndjeshme të Floridas.
Fakti që Kongresi dhe Presidenti hynë në lojë duke e çuar çështjen në gjykatë federale është një parodi e vërtetë, një dhunim flagrant i federalizmit dhe ndarjes së pushteteve. Gjykatësi federal, që refuzoi të përmbysë vendimin e gjykatës së Floridas, i është përmbajtur me siguri ligjit. Por ligji, ndërkohë që ka qenë skrupuloz, ka qenë gjtihashtu i pamëshirshëm dhe përfundimi shumë shqetësues moralisht. Kemi përfunduar në zgjedhjen mes një parodie legale nga njëra anë dhe tragjedie njerëzore nga ana tjetër.
Nuk mund të ketë rezultat të mirë nga kjo çështje. Vetëm në qoftë se, shteti i Floridas dhe shtetet e tjerë amendojnë ligjet e tyre për të zgjidhur konfliktet mes të afërmve në mënyrë të ndryshme – duke i dhënë të drejtën jo domosdoshmërisht bashkëshortit, por cilitdo të afërm që zgjedh jetën dhe është gati ta mbështesë atë. Quajeni ligji Terri. Kjo do të na ndihmojë shumë, që në të ardhmen të mos na duhet të zgjedhim mes parodisë dhe tragjedisë.