Sot dita e ujit të bekuar, çohuni o gra se erdhi uji...
/>Nga Eljan TANINI
Çfarë simbolizon festa e ujit të bekuar? Sipas librave të shenjtë, 6 Janari është dita e Shën Trinisë, kur Jezu Krishti, pasi mbushi 33 vjeç, u pagëzua në lumin Jordan, duke shpalosur tri fytyrat e lutjes së krishterë: Atin, Birin dhe Shpirtin e Shenjtë. Në këtë ditë grupi i besimtarëve, i prirë nga priftërinjtë dhe një grup fëmijësh të veshur me petka tradicionale të kishës, që simbolizojnë engjëjt gjashtëkrahësh, dhe Kryqi i Shenjtë, nisen nga kisha drejt vendit ku do të hidhet kryqi. Edhe pse ujërat janë tepër të ftohta, në këtë ditë, besimtarët marrin guximin dhe zhyten për të gjetur kryqin. Personi i cili gjen kryqin do të konsiderohet me fat gjatë gjithë vitit. Dhe zakonisht ashti siç jepet tek ne, kryqin e gjen një mysliman. Ditë në të cilën të gjithë ujërat janë të bekuar. Në atë ku secili mohon të shkuarën për të mirëpritur të tashmen. Sa herë e kam dëgjuar këtë. Po normale, ashtu siç vuajmë për shumë gjëra ne shqiptarët, ashtu edhe nuk dimë se çfestojmë. Kjo është festa e bidonëve, e shisheve prej qelqi, e tapave, e rezervuarëve, e kanoçeve, mbi të gjitha festa e bolierit. Po festë sapuni është? Le të lahemi me ujë, por pa sapun. Mbi të gjitha është një festë për ne shqiptarët, më në fund edhe ne po lahemi nga mëkatet! Atëherë bekuar qofshim, bekuar qofshin edhe bidonët apo kovat tona. Çfarë disipline, kemi zakon që koleksionojmë ujin nëpër shishe coca-cole apo edhe fantash. Megjithëse emri i këtyre lëngjeve është shenjë globalizimi për ne shqiptarët, përsëri jemi ende larg të pirit ujë. Pastaj ne do të futemi edhe në NATO, apo ata që shkojnë në lozhat e zyrave të saj nuk lahen me kanoçe... I bekuar qofsh o shtet në këtë ditë të shënuar. Në fakt boll të kemi bekuar. Nuk e kemi fort problem në jo, se edhe në traditë, bukë e ujë të kemi, mirë jemi... Për shqiptarët kjo është festë larjeje, se çfarë lajnë, mëkatet, shpirtin, apo janë vetë të palarë e të pangopshëm kjo na takon vetëm neve. Ne shqiptarët me ujin kemi lidhje të ngushtë. Aq shumë sa ne verë, e shpërdorojmë atë ku dhe si të mundim, apo nuk ka problem se lavazhot lajnë zhulin, por edhe spërkatësit e trotuareve ju duket sikur lajnë zhulin për të çuar më tutje pluhurin. Po pra po, jemi kaq injorantë, sa mendojmë se edhe uji i përket shtetit, se ajo që i përket shtetit le të prishet e të vidhet. Shqiptarët, duken të gjithë si lavazhatorë. Kjo ditë, sipas literaturës fetare kristiane, njihet si dita që Zoti bekoi ujrat, në të cilën edhe Krishti u pagëzua. Sikur të na bekonte Zoti edhe një herë në shqiptarëve! Ja hedhim fajin politikanëve, po çfaj kanë ata, derisa jemi ne vetë gomerë që i votojmë, ata mirë bëjnë. Për ditën e Ujit të Bekuar, bëhet mesha, dhe besimtarët ashtu në mendje të çpërqendruar kush e kush të marrë ujë i pari. Pse shtypeni mor njerëz, si i fundit dhe i pari do të marrë ujë. E më pas duan ta ruajnë ujin në shtëpitë e tyre, të spërkasin gjithë shtëpinë, që më në fund mos të mbyten nga babëzia se ka ujë për të gjithë. Ndryshe nga ditët e tjera uji nuk është i shtetit është i Zotit. -Najazmë, najazmë, thotë zonja Pa, fqinja ime. Edhe sipas saj erdhi uji. Për besimtarët, uji i datës 6 Janar ka efekte mirëbërjeje, dhe mbi të gjitha shërimi. Përdoret prej tyre për të spërkatur fëmijët për një shëndet më të mirë apo të sëmurët që të shërohen. Le të shpresojmë që ky ujë i bekuar të spërkas pak në trurin tonë, e ta shërojë atë. Ndryshe, si festë, le të na bëjë më të përgjegjshëm në përgjegjësinë tonë. Nuk kemi faj deri diku, se anës lavamanit, se aty në banjo, apo edhe sipër në tarracë, kursejmë ujin e radhës. Ujëmbledhës hallexhinj ne shqiptarët. Më së pari jemi tharë nga trutë, e pastaj nga uji. Po mundin e nënave tona, që çohen në 3 të mëngjesit, për të mbushur ujë kush e mundon? Ndoshta, sot nuk ka probleme të tilla, nuk ka në Tiranë, por rrotull Shqipërisë po. Mania e vënies së pompave, sigurisht edhe vjedhja e tyre, janë 2 dëshirat tona për ta çuar ujin më lartë. Kësaj i thonë, ta çofsha ujin përpjetë. Çelësi i hapjes së pompës, do jetë në atë familje që gjoja di të kujdeset, e që e hap dhe e mbyll kur të dojë ujin. Hape ujin, çfarë shprehje shkallësh. Ja, filloi sherri i shkallës. Hape pompën mbylle pompën, u dogj pompa, çfarë zhurme bën pompa..... Mania e shatërvanëve të zbrazur, ashtu të gjithmonë pa ujë, ashtu të tharë, në të cilët kanë mbetur vetëm këmbët e fëmijëve që laheshin. Sot e kanë gjetur një zgjidhje, shatërvanët i bëjnë lulishte, i mbushin me dhe, i fusin edhe nja dy lule sa për dekor, dhe kaq. Jo po si ai, i Zogut të Zi, në hyrje të Tiranës, që është kaq i shëmtuar, e që hedh çiçin shtrembër, por të paktën ka ujë! Ashtu si e mbledhim ujin, në festën gjithëpërfshirëse, dhe të konservuar mirë më erën e tij të bidonit, edhe për marrëdhënien tonë të varur me ujin e dritave, me dëshirën e mirë të fëmijëve për tu bërë qull, me mbushjen plot të rrugëve tona, me mbytjen e fshatrave, me dëshirën për të shkuar te një çezmë afër apo larg pallatit e për të mbushur ujë; me ujin e çezmave me më shumë erë dhe të super klorizuar, le të shpresojmë se kjo ditë do të jetë më e mira për në. Atje këtu, sigurisht do të çajmë edhe ndonjë pus. Por edhe kur e vjedhim ujin shpresojmë për mirë në të. Se zgjaten zorrat nga tarraca në tarracë, se vjen makina e madhe bovillase për të shitur ujin, këtu fajin e kemi vetë ne. Se politika përton të bëj ujësjellësin në majë të kodrës së vogël, e të pijë më pas gjithë fshati, dhe me të të ujiten gjithë tokat. Le të lahen fëmijët në lum, po ku ka lum sot, e kanë mbytur lavatriçet e zhavorrit. Le të lajnë gratë rrobat në lum, po ku lajnë gratë rroba sot, jo vetëm që e kanë mbytur lavatriçet lumin e është bërë i pisët, por është i ndotur nga fabrika në majë të kodrës tjetër. Të shesësh ujin, ta marrësh atë me karrocë nga fshati në fshat, nuk do të thotë të jetosh në Shqipëri, e çfarë të bëjnë tjetër shqiptarët, duke ja lënë kohës se cila është zgjidhja për ta! Të vazhdojnë të luten, ti luten Zotit të cilin nuk e kanë besuar ndonjëherë, apo ti luten festës së ujit të bidonit në vallen e tyre të shiut...