Bilanci me të cilin Shqipëria hyri në vitin 2009
>Ligjet për legalizimin e ndërtimeve pa leje (aluizni), për kthimin dhe kompensimin e pronave, dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë; ligji për pastërtinë e figurës (apo ligji i hapjes së dosjeve) së eksponentëve politikë dhe të personave me përgjegjësi publike dhe institucionale dhe në përgjithësi të VIP-ave, janë kaluar nga Parlamenti, me ngut dhe pa një diskutim të gjerë në publik. Ndjekja nga Qeveria e një politike autoritariste, aspak transparente dhe të mosvënies në refene të mendimit ndryshe në miratimin e ligjeve që prekin jetën e brendshme të vendit,sidomos reformat ekonomike dhe fiskale; përfshirë këtu edhe aktet e pushtetit vendor, kanë ngjallur reagime dhe e kanë rritur shkallën e pakënaqësisë në popull. Ngjarjet madhore, si tragjedia e Gërdecit, mbytja e varkave shoqëruar me viktima në Liqenin e Farkës dhe atë të Butrintit; raportet jobindëse për vdekjen e Kosta Trebickës; lufta e pamjaftueshme kundër korrupsionit publik,qeveritar, të biznesit dhe të shoqërisë në tërësi; premtimet e parealizuara të mazhorancës për mposhtjen e varfërisë dhe përmirësimin e treguesve të punësimit; të gjitha këto kanë ngjallur një klimë mosbesimi në vend dhe dëshirën në rritje për të emigruar. Injorimi nga mazhoranca i vërejtjeve të OSBE,të BE dhe SHBA dhe i institucioneve të tjera relevante, për reformat dhe miratimin e ligjeve me nxitim, si ai i pastërtisë së figurave; nuk janë pritur mirë nga opinioni vendas dhe ai i huaj, publik dhe politik. Në politikën e jashtme dhe në veprimtarinë diplomatike të shtetit nuk mund të thuhet se nuk ka arritje. Në marrëdhëniet me fqinjët, ka përparime, si psh në shtimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve politike dhe sidomos ekonomike me Italinë (që është partneri i parë strategjik i Shqipërisë), por ka dhe mangësi e ngecje, si cedimi para presionit grek. Kështu psh mund të përmendim kërkesat e shtuara të OMONIA-s për autonominë e të ashtuquajturit Vorioepir, prononcimet shoviniste të trojkës Bollano-Dule-Ksera,dy varrezat greke në tokën shqiptare,kërkesat për njohje të ekzagjeruar të të drejtave të minoritetit grek, shkollat greke dhe puna sistematike për helenizimin e jugut etj. Marrëdhëniet me Serbinë, gjithashtu janë me probleme dhe nuk ka ndonjë përmirësim të dukshëm. Në diplomaci Serbia është superiore ndaj Shqipërisë, falë ndihmës së fuqishme të Rusisë dhe marrjes me të mirë nga ndërkombëtarët. Ministri i Jashtëm serb,Vuk Jeremiç, ka lobuar mirë kundër njohjes së Kosovës.
Megjithëse njohja e Kosovës nga Mali i Zi dhe Maqedonia, ishte një ngjarje shumë pozitive dhe me reperkusione diplomatike e politike, përsëri diplomacia shqiptare e Tiranës dhe Prishtinës nuk përfitoi sa duhet nga ky eveniment. Në Malin e Zi dhe sidomos në Maqedoni, nuk është arritur pariteti i duhur i faktorit shqiptar, në atë nivel që e kërkon koha. Në Maqedoni, shqiptarët nuk janë pakicë, por faktor i rëndësishëm konstituiv; fakt që nuk po merret parasysh, për shkak të përpjekjeve të pamjaftueshme të vetë faktorit shqiptar (moszbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, e dëshmon më së miri). Në fushën e integrimeve euroatlantike, arritjet kanë qenë të mira dhe sinjifikative. Ishte një sukses i madh ftesa për në Samitin e Bukureshtit, për anëtarësimin në NATO. Por Greqia mund ta zvarrisë edhe e vetme miratimin në parlamentin e vet të Protokollit të Pranimit të Shqipërisë në NATO; pavarësisht nga tronditja e madhe sociale që ka pësuar mbas vrasjes së adoleshentit 15-vjeçar. Marrëveshja e Stabilizim Asocimit me BE-në është miratuar nga parlamentet e vendeve anëtare të BE, por miratimin e kësaj marrëveshjeje, Greqia, mund ta vonojë. Kështu që mund të pengohet aplikimi i Shqipërisë për anëtarësim në BE gjatë vitit 2009.
Parlamenti ka punuar me konsensus për miratimin e një sërë ligjeve, por konsensusi është i mirë kur është i gjithëpranueshëm dhe gjithëpërfshirës. Përjashtimet, si ai i LSI dhe PDK, nuk sjellin evoluim të situatës politike, ekonomike dhe sociale të shtetit, vërejnë analistët politikë. Diplomacia parlamentare ishte e suksesshme për integrimet euroatlantike, por aspak e suksesshme për njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Për rritjen ekonomike të vendit, treguesit e makroekonomisë dhe të mikroekonomisë, që paraqet INSTAT-i, nuk mund të jenë plotësisht bindëse për shtresat e gjëra të popullsisë, të cilat përballen me një realitet tjetër jetësor, ndryshe nga çfarë deklarohet nga agjencitë zyrtare. Investimet publike, sidomos ato në infrastrukturë, janë një prej arritjeve të mëdha të qeverisë, megjithëse mund të krijojnë vështirësi për shkak të pjesës së luanit, që kanë në bilancin e përgjithshëm të ekonomisë së vendit; në kushtet e Krizës Ekonomike Globale(KEG). Investimet e huaja, sidomos ato që janë mbi bazë marrëveshjesh me Italinë, kanë pasur një prurje jo fort të ndjeshme; megjithë ofertat atraktive për objekte të rëndësishme energjetike, si stabilimenti eolik i Karaburunit, HEC-et e Devollit, impianti i gazifikimit në Fier, kaskada e Vjosës etj; këto objekte do të kërkojnë kohë për tu realizuar (këtu mund të kujtojmë zvarritjen nga italianët të HEC-it të Kalivaçit). Privatizimet, investimet publike dhe ato të huaja janë rentabile kur sjellin: rritje të punësimit, rritje të prodhimit mbi bazën e teknologjive progresive, rritje të prodhimit të përgjithshëm bruto të vendit (GDP), rritje të treguesit të të ardhurave kombëtare për frymë (national income per capita); si dhe çka është gjithashtu e rëndësishme, rritje të derdhjeve në buxhetin e shtetit. Për ekonominë ka rëndësi të padiskutueshme përmirësimi i bilancit të tregtisë së jashtme, i treguesve të eksport-importit. Ky bilanc është në disfavor të dukshëm për eksportet e vendit tonë. Pengesat që sjell anëtarësimi në Organizatën Botërore të Tregtisë(OBT), që ndalon marrjen e masave konservative në tregti, natyrisht që e shtojnë varësinë ekonomike të Shqipërisë nga faktori i jashtëm. Tregtia e brendshme në tërësi ende nuk është në nivelin e duhur për shkak të pamjaftueshmërisë së infrastrukturës rrugore,sidomos asaj rurale dhe objektet e pamjaftueshme për zhvillim të një tregtie të zhvilluar e të kulturuar. Rekomandimet e Bankës Botërore(BB) dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar(FMN) nuk janë implementuar sa duhet në tërësinë e tyre; madje Qeveria mendon të largojë përfaqësinë e FMN. Prurjet monetare të emigrantëve,që janë një rubinetë e ndjeshme e ushqimit kolateral të Buxhetit të Shtetit; natyrisht që me kalimin e kohës do të vijnë duke u pakësuar, çka po ndihet aktualisht. Në këto kushte natyrshëm lind pyetja: Sa është e përgatitur ekonomia kombëtare për të përballuar vështirësitë nga KEG? Me sa po shihet qeveria i ka shikuar jo me vëmendjen dhe seriozitetin e duhur pasojat që mund të vijnë nga KEG për ekonominë e vogël, të dobët dhe fragjile të Shqipërisë. Natyrisht të kritikosh është gjëja më e lehtë,por si qytetarë të ndjeshëm të këtij vendi e kemi atë të drejtë, që të themi fjalën tonë për një problem kaq madhor, siç është ekonomia e vendit, nga e cila varet gjithçka në jetën e këtij populli. Nuk po zgjatemi me gjendjen sociale, zhvillimin arsimor dhe kulturor, turizmin, problemet me të cilat mund të ndeshen institucionet financiare, bankare dhe ato të kreditit, në kushtet e KEG. Problem me rëndësi vitale është dhe siguria kombëtare e vendit e cila përballet me ozmozën, penetrimin e huaj me qitje të largët të faktorit jo dashamirës për Shtetin shqiptar. Me shumë domethënie është sulmi i orkestruar kundër simboleve kombëtare, si ai kundër heroit kombëtar Skënderbeut,si dhe ai kundër Ismail Qemalit. Viti 2009 është viti i zgjedhjeve të përgjithshme politike, për parlamentin e ri dhe për partinë, apo koalicionin, që si mazhorancë do të drejtojë shtetin. Ka shumë rëndësi, ashtu siç po përsëritet pothuajse çdo ditë, që këto zgjedhje të janë të lira dhe të ndershme. Por dhe shkalla e skepticizmit për këto zgjedhje po shtohet me afrimin e ditës së tyre, të cilën do ta dekretojë së shpejti Presidenti i Republikës, z. Bamir Topi.
Last Updated on Tuesday, 06 January 2009 11:59