Ne nuk jemi njelloj
Dorian Hatibi
U be kohe tashme qe e djathta po sponsorizon ide qe inkurajojne bojkotimin e zgjedhjeve, me shpresen se kjo do te dobesoj fuqine elektorale te se majtes. I banalizuar, argumenti me i perdorur ka te beje me gjasme pretendimin se politika dhe politikanet shqiptare, jane te gjithe nga i njejti brum dhe se vota, maksimumi, do beje vetem nje rrotacion “plehrash, jo vlerash”.
Si punonjes sociale, te punuarit mes njerezve, me ka bere me kuptu se me siguri ka nje lodhje te madhe me politiken shqiptare. Aferet korruptive, thashethemet, tradhetite, paaftesia per te perfaqesuar interesat popullore dhe mungesa e afrimitetit me elektoratin, ka bere qe njerezit ta shikojne politiken si ‘nje gje’ te larget, te ftohte dhe te pabesueshme.
“Te gjithe njesoj jane!”, “Asnje nuk eshte per ne!”, “I besoj vec kraheve te mia!”…
Por … a jane vertete te gjithe njelloj?
Per shembull a mund te jete njelloj Sali Berisha me Edi Ramen? A mund t’i krahasojme ata te dy dhe te themi se mes tyre nuk ka asnje diference qe ja vlen te me beje te dal e te votoj me 23 Qershor?
Sigurisht qe mes tyre shumekush mund te heqe edhe ndonje paralelizem politik. Dikush madje edhe ndonje defekt te perbashket, karakteristike per politikanin ballkanik. Por askush nuk mund te thote se ata jane njelloj!
Nuk dua te rimarr ketu argumentin, e lodhur tashme, te qeverisjes se suksesshme te Bashkise se Tiranes nga lideri i opozites ; apo qeverisjen katastrofike te ketyre 8 viteve te fundit nga Berisha! Nuk dua te germoj ne te kaluaren e asnjerit per te gjetur atje te mirat e te keqijat e tyre. Une dua ta shikoj kete perballje ne nje tjeter kendveshtrim. Ne te tashmen!
Ka nje gje qe me ka bere pershtypje gjate ketyre koheve te fundit: menyra se si po e bejne fushaten elektorale Rama dhe Berisha!
Njeri, lider i opozites, plot energji, ngjyra, te rinj, me nje program te detajuar ne maksimum, me nje modus operandi krejtesisht peredimore. Asnje Bashki e majte nuk ka perfshire administraten ne fushate. Kundershtari sulmohet, po! Por brenda rregullave! Fushata negative eshte reduktuar ne minimumin e mundshem per kontekstin.
Tjetri, kryeministri i vendit, i lodhur (aq sa shpesh harron ku ndodhet), pa asnje program elektoral. I rrethuar me njerez qe akuzohen gjithe diten per cdo fare te keqe qe ka ndodhur ne Shqiperi keto 8 vjet. Me nje parti shtet dhe shtet parti te kthyer ne nje strukture pastertisht elektorale, qe del perpara mijera njerezish dhe e vetmja gje qe mund te bej eshte sulmi ad personam i kryeopozitarit!
Diferenca eshte e qarte! Sigurisht qe kjo nuk mjafton! Por sic ndodh edhe ne boten perendimore… fushata eshte nje pasqyre e asaj qe do te vij me pas dhe ne kete kendveshtrim ATA te dy nuk jane njelloj, sepse ajo qe ata po tregojne tani… nuk eshte njelloj!
Thirrjet per vote te bardhe jane vetem nje tjeter kurth i atyre qe nuk duan nje Shqiperi ndryshe. Ata duan nje popull te pergjumur, indiferent te menjanuar dhe qe nuk kerkon llogari per te keqijat e pesuara. Dhe nje popull i tille, eshte nje popull pa te ardhme!
