Në numrin 116 bëhen denoncime falas
Një numër telefoni falas do të jetë në dispozicion të fëmijëve dhe adoleshentëve në mënyrë që ata të denoncojnë rastet kur ndaj tyre ushtrohet dhunë. Numri është 116 i njëjtë me atë të të gjithë vendeve të Bashkimit Evropian. Kjo linjë telefonike do të vihet në përdorim për herë të parë.
Funksionimi i kësaj linje, një nismë e UNICEF-it dhe Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA), u bë publik dje në seminarin "Rëndësia e bashkëpunimit ndërsektorial në mbrojtje të fëmijëve", ku ishin të pranishëm përfaqësues të qeverisë shqiptare, zyrës së UNICEF në Shqipëri, Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit etj.
Altin Hazizaj, drejtori i CRCA-së, u shpreh se linja kombëtare do të jetë përgjegjëse për dhënien e shërbimeve në tre numra telefoni, 116000, 116111 dhe 116123 për të gjithë fëmijët në Shqipëri, pavarësisht nga kombësia e tyre. Ajo do të jetë në dispozicion të çdo fëmije, përmes këshillimit dhe ndihmës në raste emergjente, 24 orë në ditë gjatë 7 ditëve të javës.
Kjo linjë kombëtare kundër dhunës ndaj fëmijëve në Shqipëri u vendos në dispozicion nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Republikës së Shqipërisë (AKEP), duke e harmonizuar atë me numrin e telefonit evropian, 116. Sipas UNICEF, 50 për qind e fëmijëve në Shqipëri dhunohen dhe familja është një prej vendeve kryesore.