Në numrin e nesërm do të lexoni intervistën ekskluzive me Kongresmenin Engëll, dhënë gazetës “55”, i cili ndalet në këto çështje:
- Mbi domosdoshmërinë e vazhdimit të reformave dhe përmirësimin e imazhit të vendit
- Natyra e re e marrëdhënieve që duhet të ngrihen mes shteteve të Shqipërisë dhe të Kosovës
- Lehtësimi i lëvizjes së shqiptarëve për në SHBA, si një provë e marrëdhënieve të privilegjuara mes dy kombeve
Dje në mbrëmje, Kongresmeni Eliot Engëll i dha kryeredaktorit të gazetës “55” Ilir Nikolla një intervistë të posaçme, në të cilën u ndal gjerësisht tek ndryshimet që gjente tek shqiptarët, që nga vizita e tij e fundit në Shqipëri, si dhe tek domosdoshmëria e vazhdimësisë në këtë kurs, një vazhdimësi që nuk duhet të ndikohet nga zhvillimet e ditës. Gjatë intervistës, Kongresmeni Engëll u ndal edhe tek tema mjaft të rëndësishme të ditës, si marrëdhëniet e privilegjuara që duhet të vendosen mes Shqipërisë dhe Kosovës, vijimit të reformave për përmirësimin e imazhit të shqiptarëve në botë si dhe mundësisë së liberalizimit të afërt të regjimit të vizave mes Shqipërisë dhe SHBA-së, si një provë e marrëdhënieve të privilegjuara që ekzistojnë mes dy kombeve tona.
Intervista e plotë e Kongresmenit Eliot Engëll dhënë kryeredaktorit të “55”-s do të botohet në numrin e nesërm të gazetës.