E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama cakton Gramoz Ruçin për të shtypur kryengritjen në PS

Para zgjedhjeve farsë të ditës së sotme për krerët lokalë të partisë, Gramoz Ruçi është caktuar në krye të dërgatës që do të shtypë revoltën e anëtarësisë, e përjashtuar me urdhër nga mbledhja e fundit e kryesisë. Vetë Edvini është i fshehur, pasi s’di çtë bëjë as me partinë e as me bashkinë

Sot është dita e shtypjes së kryengritjes në PS. Edi Rama në këtë shtypje kryengritje, ka përzgjedhur “xhaketën e vjetër të politikës së re”, Gramoz Ruçin.
Shfaqja mediatike e kandidatëve të përjashtuar nga gara për krerët lokalë të PS-së, ndërsa ia ka prishur qetësinë Edi Ramës, i cili kishte menduar të zëvendësonte krerët lokalë të partisë që ai drejton, duke emëruar kandidatët e përzgjedhur nga ai vetë, ka nxitur nga ana tjetër kreun u PS-së, të hakmerret ndaj “zërave kundër”.
Për realizimin e hakmarrjes së tij, e thënë ndryshe shtypjen e kryengritjes së eksponentëve lokalë të PS-ë, Edi Rama, “ia ka varur në qafë” këtë përgjegjësi Gramoz Ruçit. Nga ana e tij, Gramoz Ruçi, prej ditësh ka shpërndarë nëpër degët lokale të PS-së, Forcat e tij të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët me mjete “demokratike”, ku dominojnë kërcënimet, kanë si mision t’ju mbyllin gojën “zërave kundër”, për të shmangur ndikimin e tyre në përhapjen e epidemisë “kundërshtuese” ndaj kryetarit. Në këtë mision të tijin Gramoz Ruçi vjen me një përvojë të pasur nga fushata e zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar, ku nëpërmjet joshjeve financiare, disa herë edhe kërcënimeve, mundi ti marrë disa anëtarë të LSI-së dhe ti regjistrojë në listat e anëtarësisë së PS-së, kryesisht në zonën e Lushnjes dhe Fierit. Gjithsesi, me gjithë diversionin e më se një vitit më parë, Gramoz Ruçi me anëtarësinë e LSI-së që ia shtoi PS-së, nuk mundi të klasifikonte partinë e tij si fituese të zgjedhjeve.
Në mbledhjen e së mërkurës, kryesia e Partisë Socialiste hoqi nga lista e kandidatëve më shumë se gjysmën e propozimeve të ardhura nga baza. Ky vendim shkaktoi debate në këtë mbledhje, solli një reagim publik të anëtarit të kryesisë dhe një prej figurave kryesore të PS–së, Ben Blushit dhe shkaktoi pakënaqësi në bazë, ku socialistët po e akuzojnë kryetarin e tyre se po e shndërron partinë në një oborr personal.
Eliminimi nga gara për krerët e Partisë Socialiste në rrethe të më shumë se gjysmës së kandidaturave të propozuar nga baza, ka ngritur kundër Edi Ramës socialistët në një sërë rrethesh, ku sot pritet të zhvillohen zgjedhjet për krerët lokalë të PS-së.
Pjesa më e madhe e anëtarëve të asamblesë së zgjeruar të PS, e kanë cilësuar këtë proces, jo si zgjedhje, por si një proces emërimesh, që shkel statutin e partisë dhe demokracinë e brendshme. Ndaj ata kanë paralajmëruar bojkotimin e zgjedhjeve për strukturat drejtuese, nëse kandidaturat e tyre nuk do të merren parasysh.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›