Ne paraburgim, ku nenave u mungojne femijet
Akuzohen se kane vrare bashkeshortet dhe per kete presin denimin nga gjykata, ndersa familjaret e viktimes e kane dhene “denimin”, duke mos lejuar qe te takojne femijet. Pas kerkesave te shumta per te takuar femijet e saj, Xhevrie Lahi nuk ka mundur t’i shohe ata as diten e djeshme kur drejtuesit e paraburgimit 313 mundesuan nje takim mes te paraburgosurve dhe femijeve te tyre ne prag te fillim te ketij viti shkollor. Kete mundesi e kane pasur vetem burrat, ndersa grave te akuzuara nuk ua kane sjelle femijet, megjithese institucioni u ka kerkuar nje gje te tille familjareve. Djali 7-vjeçar i Majlinda Dollapit shkon per here te pare ne shkolle, por familjaret e babait te tij nuk e lejojne te takoje nenen. Punonjesit e paraburgimit kane komunikuar me familjet per te bere te mundur takimin e Dollapit me djalin e saj por ata nuk kane pranuar. “Kemi dy te paraburgosura femra familjare, te cilat kane veshtiresi komunikimi me familjet. Ne punojme qe t'i afrojme palet, kemi arritur deri diku ne lidhje telefonike, por deri me sot nuk jane thyer ende keto tabu”, - u shpreh specialisti Petrit Collaku. Punonjesja sociale e paraburgimit 313 tregoi se kane tentuar te komunikojne me familjet e bashkeshorteve te ketyre grave, por pergjigja e tyre ka qene e shkurter dhe negative. Ata nuk pranojne qe femijet te takojne nenen e tyre pasi ajo u ka vrare babane. Per te mundesuar kete takim, per te cilat te akuzuar jane lutur me muaj te tere, kane ndermjetesuar edhe shoqatat te ndryshme, por pa rezultat. Punonjesit sociale te ketij paraburgimi shprehen se Xhevrie Lahi ishte lutur dhe kishte shpresuar se do te shihte femijet e saj, te cilet nuk ka mundur t’i shohe prej 9 marsit te vitit 2011 kur ajo goditi me thike bashkeshortin, Dilaver Lahi ne banesen e saj ne Peshkopi. 37-vjeçari dhunohej sistematikisht nga bashkeshorti i saj dhe e vrau ate gjate nje perleshje. Per kete arsye, prinderit e Dilaverit nuk lejojne qe ajo te shohe djalin dhe vajzen. Majlinda Dollai ne maj te ketij viti ekzekutoi me arme bashkeshortin e saj Eduart Dollapi, 34 vjeç dhe 27-vjeçarin Kaçanik Gjyriqi, me te cilin dyshohet se kishte lidhje intime. Vrasja e dyfishte ndodhi ne banesen e çiftit Dollapi ne Tropoje. Ky problem haset edhe ne burgje te tjera ku te denuarat per vrasjet e bashkeshorteve nuk kane mundur te takojne per vite me radhe femijet e tyre pasi jane izoluar nga familjaret e viktimes. Paraditen e djeshme, familjaret e nente burrave te akuzuar per vepra te ndryshme penale kane mberritur ne ambientet e paraburgimit tek “Jordan Misja” Tirane per te zhvilluar nje takim. Nente te akuzuarit u takuan me femijet e tyre dhe kane qendruar per me shume se nje ore. Me pas, ky institucion u shperndau femijeve te te paraburgosurve artikuj shkollore. Mesohet se per te zhvilluar takim me femijet e tyre kane qene ne liste 22 te paraburgosur, por 9 prej tyre pranuan te merrnin pjese ne kete aktivitet te mundesuar nga institucioni. Ne aktivitetin e zhvilluar nga 313, ishin edhe bashkeshortet e te pandehurve, mes te cileve kishte te akuzuar per trafik droge, sikurse rasti i trafikut te kokaines ne vaj palme, te pjesemarrjes ne Banden e Durresit apo ne Banden e Cerrikut.