15 vite pa shqiptaren e madhe Nene Tereza
Kuvendi i Shqiperise organizoi nje seance te veçante, per misionin e Nene Terezes, Gonxhe Bojaxhi, humanistes se madhe shqiptare me rastin e 15-vjetorit te vdekjes. Ne ceremonine e zhvilluar ne Kuvend kane marre pjese Kryeministri Sali Berisha, perfaqesues te Misionit Nene Tereza ne Shqiperi, kleriket me te larte te tri besimeve fetare, te aferm te familjes se Nene Terezes, deputete dhe personalitete te fushave te ndryshme. Seanca u çel me nje dokumentar, i cili percolli momentet me kulmore te misionit te bamireses me te shquar te njerezimit, e nderuar me çmimin “Nobel” dhe 10 vite me pare, e lumturuar nga Selia e Shenjte e Vatikanit. Kryetarja e Kuvendit, zonja Jozefina Topalli, tha se ne kete 100-vjetor te Pavaresise, Kuvendi i Shqiperise perkujton me krenari burrat e grate qe shkrine jeten per kombin. “Gonxhe Bojaxhiu eshte njera, padyshim me e madhja shqiptare e te gjithe koheve qe iluminon me vepren e saj te dhembshurise; mes ketyre njerezve ajo ndjeu thirrjen e perkushtimit. Kryetarja e Kuvednit tha se "Nene Tereza eshte nena e gjithe botes". "Zoti i dhuroi kombit tone bijen me te dashur, dhe njerezimit princeshen e dhembshurise. Puna dhe vepra e saj vazhdon te inspiroje miliona njerez ne bote, vepra e saj eshte ajo e nje prijeseje", - u shpreh Kryetarja e Kuvendit. Nderkaq, Kryeministri Sali Berisha ne fjalen e tij falenderoi dhe shprehu mirenjohjen me te thelle Nene Terezes, qe nuk harroi as edhe nje moment te tregonte para botes, me krenari, origjinen e vet shqiptare. Kryeministri Berisha tha se "Nene Tereza eshte simbol i fuqise se moralit, i dashurise njerezore, gruaja me e njohur pas Shen Merise, me e dashur, me fisnike dhe njerezore per te gjithe krishterimin dhe njerezimin”. Ai vleresoi se Nene Tereza eshte shqiptarja qe i dha nder kombit ne momentet me te veshtira. “Faleminderit Nene Tereza, na dhe nder kur nuk e kishim. Kur nga nje regjim barbar percillnim lajmet me poshteruese, kur rrenonim kisha, tempuj e libra te shenjte. Faleminderit se kurre nuk e mohove origjinen shqiptare”, - tha Berisha. Gjate seances, nje nga njerezit me te afert te familjes se Nene Terezes ne Shqiperi, zonja Iris Kraja, solli per te pranishmit emocionet e paharruara, te vizites se pare, te Nene Terezes ne Shqiperi. Ajo tha se kjo bamirese fisnike, sherbetore e gjithe njerezimit, hapi shtepi per te varfrit ne 125 vende te botes. Ne mbyllje te seances solemne, Kryetarja e Kuvendit dhuroi ne shenje nderimi per misionin e Nene Terezes, nje prej motrave te misionit te saj ne Shqiperi, ”Aktet themeluese te Shtetit Shqiptar, 1912-1922”. Ky botim i posaçem i Kuvendit te Shqiperise, del ne driten e kremtimeve per 100-vjetorin e Pavaresise se shtetit Shqiptar. Ai mban logon zyrtare te pervjetorit Jubile, nje embleme e gdhendur krejtesisht me dore dhe lare ne ar.