E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau ne lokal peshkatarin, kapet i dyshuari si “killer”

Vlore- Prova shkencore e gjetur ne vendngjarje zbardh vrasjen e peshkatarit ne Orikum, policia arreston te dyshuarin pas dy javesh kerkimesh. Agjentet e Sektorit te Operacioneve Speciale dhe Kerkimit Vlore njoftuan dje se bene te mundur identifikimin dhe me pas arrestimin e autorit te dyshuar te vrasjes se 45-vjeçarit Sokol Veizi, nga Orikumi, ngjarje e ndodhur me 25 gusht, ne qytetin e Orikumit. Policia ka prangosur Bekim Hibraj, 38 vjeç, banues po ne Orikum, i cili mendohet se eshte paguar per krimin. “Ndalimi i Hibrajt u krye fale nje prove shkencore te gjetur dhe te siguruar, konform te gjitha procedurave ligjore, ne vendin e ngjarjes”, - sqaroi policia, por pa dhene shpjegime te metejshme rreth kesaj prove qe “gozhdon” te dyshuarin, pasi mund te prishen hetimet. Prova pritet t’i komunikohet edhe gjykates ne masen e sigurise, por besohet se ka te beje me gjurmet qe ka lene ne vendngjarje Hibraj, teksa ka qene ne lokal se bashku me viktimen. Gjithashtu, bazuar ne provat e grumbulluara dhe hetimet e kryera ne lidhje me kete rast, dyshohet se vrasja eshte kryer per motive te dobeta, por hetohen edhe precedentet e shumte te viktimes ne te kaluaren si dhe ne vitin 1997. Grupi hetimor po punon per te zbardhur rrethanat e plota te ngjarjes, ndersa mendohet se krimi eshte i porositur. Mes dy personave ka pasur perplasje dhe debate te ashpra, pas te cilave mund te qendrojne edhe motive morali, derisa eshte degjuar shkrepja e armes dhe me tej Veizi eshte gjetur i pajete. Nje person me kokore ne koke, qe dyshohet Hibraj, ka pyetur Veizin per emrin dhe i ka kontrolluar dokumentet, duke e vrare ne vend. Policia tha se dosja i ka kaluar Prokurorise se Rrethit, per vepren penale “vrasja me paramendim” dhe “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municionit”. Vrasja u krye me nje pistolete dhe viktima Veizi, 45-vjeçar, kishte dy plumba ne trup. Ne fillim deshmitaret deklaruan se nuk e njihnin viktimen dhe autorin, por policia zbardhi krimin dhe dje ndaloi te dyshuarin. Veizi ka qene i ndaluar e shoqeruar te pakten 15 here per konflikte, prishje qetesie, armembajtje, trafik droge, plagosje apo i njohur per sherret ne vitin 1997 dhe ishte person problematik sipas policise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›