Ne perfundim te vizites ne qytetin e Sarandes Kryeministri bullgar Simeon Sakskoburggotski, i pyetur nga media rreth pershtypjeve te vizites ne Parkun Nacional te Butrintit, dha kete prononcim: â€
Ne perfundim te vizites ne qytetin e Sarandes Kryeministri bullgar Simeon Sakskoburggotski, i pyetur nga media rreth pershtypjeve te vizites ne Parkun Nacional te Butrintit, dha kete prononcim:
"Me lejoni te them se ideja per te pasur nje park nacional me vlera te tilla unike arkeologjike dhe shkencore eshte nje iniciative shume e mire dhe jam i sigurte se shume turiste te huaj do te jene te kenaqur te vijne ketu".
Pyetjes, se a do te ishte kjo nje perspektive e mire edhe per turizmin mes Shqiperise dhe Bullgarise, Kryeministri bullgar iu pergjigj:
"Per ne do te jete nje gje shume e mire ne rast se turistet bullgare do te vinin ketu dhe mendoj, se edhe fqinjet tuaj te afert dhe me tej, mund te krijojne nje turizem kulturor, i cili eshte shume i rendesishem dhe shume i vlefshem per Shqiperine".
Kryeministri Bullgar Simeon Sakskoburggotski dhe delegacioni qe e shoqeronte i dha fund vizites se tij dy ditore ne vendin tone dhe u largua nga Shqiperia i percjelle ne Aeroportin Nderkombetar "Nene Tereza" te Rinasit nga Kryeministri Fatos Nano.