Sot paradite, Kryeministri Fatos Nano dhe Kryeministri bullgar, Simeon Sakskoburggotski, vizituan qytetin antik të Butrintit. Ne kete vizite dy kryeministrat shoqeroheshin edhe nga bashkeshortet.
Sot paradite, Kryeministri Fatos Nano dhe Kryeministri bullgar, Simeon Sakskoburggotski, vizituan qytetin antik të Butrintit. Ne kete vizite dy kryeministrat shoqeroheshin edhe nga bashkeshortet.
Ne porten e hyrjes se qytetit Antik te Butrintit, dy kryeministrave u uroi mirseardhjen Ministrja e Kultures, Rinise dhe Sporteve, Arta Dade
Vizita e kryeministrave Fatos Nano e Simeon Saxe – Coburg Gotha vijoi pastaj ne Parkun Kombetar te Butrintit.
Dy kryeministrat u nohen me botimin më të fundit "Butrinti në shekuj", që përmbledh historinë e themelimit të këtij vendbanimi të lashtë dhe të gjitha etapat e mëpasme të zhvillimit të kësaj qendre antike urbane.
Gjatë vizitës në teatrin antik, kryeministri Simeon tregoi interes të veçantë për të gjitha vlerat shekullore të Butrintit.
"Më bën përshtypje kujdesi për ruajtjen e këtyre vlerave të rralla historike", theksoi kryeministri i Bullgarisë.
Më pas, të dy kryeministrat vizituan edhe ambjente të tjera të qytetit antik si baptisterin (pagëzimoren), bazilikën e shekullit të VI, që është restauruar më pas në shekujt XII-XIII, etj.
Ata u njohën me punën që po bëhet edhe për restaurimin e muzeut si dhe me me gërmimet që janë kryer në qytetin antik, të nisura nga një ekspeditë italiane para Luftës së Dytë Botërore të kryesuar nga arkeologu Ugolini, të vazhduara më pas nga ekspedita të arkeologëve shqiptarë dhe së fundi me punën që po bën fondacioni "Butrinti".
Gjithashtu, dy kryeministrat u njohen me projektet që kanë të bëjnë me gërmimet brenda territorit të parkut, si dhe në rrethinat e tij deri në fshatin Vrinë.
Pas vizites ne ambjentet e qytetit antik, kryeministri Nano dhe homologu i tij bullgar Simeon, të shoqëruar nga bashkëshortet, u larguan për në Sarandë ku bene një vizite të shkurtër.