E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moska fton marrëveshje për gazin

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, bëri dje me dije se shpreson për një takim të gjerë gjatë kësaj fundjave në Moskë, për të sheshuar ato mosmarrëveshje që kanë shkaktuar ndërprerjen e furnizimit me gaz të disa shteteve evropiane. Qeveria ruse dhe ukrainase kanë plan për t‘u takuar, por Lavrov bëri me dije se "janë të ftuar edhe shtete të tjera që kanë lidhje me situatën", përfshi përfaqësues të Bashkimit Evropian, si dhe vende të tjera të prekura nga kriza, siç është Serbia


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›