E Diel, 1 Nëntor 2026

Në port e kufi, mijëra emigrantë kthehen në atdhe të votojnë

TIRANË-Data e rëndësishme e votimit parlamentar ka sjellë në atdhe mijëra emigrantë. Në rrugë tokësore, me traget apo avion qindra deri mijëra emigrantë nuk kanë vonuar të kthene në atdhe.

Në Kakavijë, mbi 7 mijë emigrantë shqiptarë që jetojnë në Greqi, kanë hyrë sot gjatë 10 orëve, në atdhe, nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijes, për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.
Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit bërit të ditur se krahas forcimit të masave të sigurisë kufitare, numri i sporteleve në hyrje është rritur nga 3 në 7.
"Gjatë 14 orëve të fundit kanë hyrë mbi 8 mijë shtetas shqiptarë, si dhe 1700 automjete", thanë burimet e larpërmendura.

Gjatë 48 orëve të fundit, në pikën e kalimit kufitar të Kakavijes kanë hyrë mbi 13 mijë emigrantë, 5 % më shumë krahasuar me të njëjtin periudhë të vitit të kaluar.

Në prefekturën e qarkut të Gjirokastrës, në kufirin Shqipëri-Greqi, funksionojnë me kohë të plotë dy pika vendkalime kufitare, ajo e Kakavijës, që ndodhet rreth 25 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, në drejtim të jugut dhe "Tre Urat", që ndodhet rreth 22 kilometra larg qytetit të Përmetit, në drejtim të perëndimit.
Ndërsa pika kufitare e Sopikut, që ndodhet rreth 50 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës në komunën e Pogonit, funksionon vetëm për këmbësorët.

Ndërkohë dhe në pikën kufitare të Kapshticës ka pasur një fluks hyrjesh të emigrantëve për votime.

Edhe Kapshtica është një nga pikat kufitare që përballon një fluks të lartë.

Ndërkaq dhe në Portin e Durrësit ka pasur mbi 1 mijë persona që kanë mbërritur në atdhe nga Italia. Durres, mbi 1 mije. Në mikrofonin për News24, ata kanë deklaruar se arsyeja e kthimit ka qenë pikërisht, dita e zgjedhjeve.

Ndërkaq të tjerë emigrantë kanë shfrytëzuar linjat ajrore me qëllim, të jenë më 23 Qershor pranë kutive të votimit.

(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›