E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndizen në flakë cisternat e solarit tek ish-Metalurgjiku, shkak saldatriçja

ELBASAN-Cisternat e zjarrit të solarit në qytetin e Elbasanit janë ndezur në flakë pasditen e së shtunës në ish-kombinatin Metalurgjik duke kërcënuar banesat aty pranë.

2 makina zjarrfikëse në vendngjarje punuan për fikjen e zjarrit, ndërsa në gatishmëri qendruan dhe 2 zjarrfikëse të tjera.
Punonjësit e zjarrfikësevepunuan me intensitet derisa lokalizuan flaket që kërcënuan shumë banesa të ndërtuara aty pranë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë pakujdesia e disa punonjësve që po saldonin aty pranë. Duke se shkëndijat të ndihmuara dhe nga temperaturat e nxehta të stinës janë ndezur pranë cisternave të solarit. Mësohet se nuk pati dëme në njerëz, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›