Ne prag te shortit te Botërorit
Por a ka ardhur koha qe pretendimet e kuqezinjve te jene me te mëdha ku një kualifikim i Shqipërisë ne botëror është ëndërr e çdo shqiptari. Shorti për eliminatoret e botërorit 2014 do te hidhet ne mbrëmje ne orën 20:00 ne Rio De Zhaneiro te Brazilit. Shqipëria bën pjese ne vazon 4 se bashku me Bullgarinë, Rumaninë, Gjeorgjinë, Lituaninë, Skocinë, Irlandën e Veriut, Austrinë dhe Poloninë. Takimet eliminatore te botërorit për zonën evropiane do te luhen nga data 7 shtator i vitit 2012 deri ne 15 tetor te vitit 2013. Ekipet do te ndahen ne tete grupe me nga 6 ekipe ndërsa një grup do te ketë një skuadër me pak.