Talenti nga Shkupi kërkon ndihmën e Tiranës për shkollim
Sipas gazetës, 15 vjeçarja këtë vit përfundoi shkollën e mesme, por që vazhdon “luftën” me Ministrinë e Arsimit, për të kërkuar të drejtën e bursës së shkollimit, që i ishte refuzuar. Ajo dhe prindërit e saj theksojnë se kanë hequr dorë nga institucionet arsimore maqedonase, duke kërkuar ndihmë nga Tirana zyrtare.
“Kërkojmë ndihmë nga Tirana zyrtare dhe kryeministri Sali Berisha. Nuk na ka mbetur rrugë tjetër. Nuk e ndjejmë veten si shtetas të këtij vendi ku jetojmë si kafshë, pa asnjë të drejtë të vetme”, shprehet Arjeta dhe babai i saj Fatmir Alili për të përditshmen "24 orë".
“Në konkursin për bursa të shpallur nga Ministria e Arsimit kam aplikuar para disa muajve, përmes internetit. I plotësova të gjitha dokumentat, prandaj edhe mu pranua aplikacioni. Mirëpo kur doli rezultati u befasova, emri im nuk figuronte në listë. Vetë zyrtarë të ministrisë më thanë se është absurde dhe se mua më takon bursa. Por ndodhi e kundërta, edhe pas disa kërkesave dhe lutjeve me shkrim nuk mora përgjigjen e premtuar”, rrëfen Arjeta, e cila e jeton në familjen e saj tetë anëtarëshe në kushte tejet të vështira.
Përjetimi më i kobshëm për 15 vjeçaren ka qenë dita kur babai i saj arrestohet në ambientet e Ministrisë së Arsimit, me urdhër të disa zyrtarëve, vetëm për shkak se, siç thotë ajo, babai i saj kishte kërcënuar se do të hyjë ne grevë urie në hapësirat e kësaj ministrie për të kërkuar drejtësinë.
“Nuk e di kë përfaqësojnë këta shqiptarë të punësuar në këtë ministri, fjalët e të cilëve i merr era. Çka është me e keqja ata në vend se të na ndihmonin ata e arrestuan prindin tim dhe e dërguan në polici, ku pas një bisede informative e liruan”, ka rrëfyer për "24 orë" nxënësja shkupjane, e cila thotë se”janë detyruar të kërkojnë ndihmë nga shteti shqiptar për ti dalë ballë halleve të tyre për shkollim”.
Start/ina