E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Durrësit, “zhduket” dëshmitari

Adoleshenti me inicialet F. S ndodhej në vendin e krimit dhe madje është plagosur nga një prej plumbave të pistoletës së Dajtit. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit por e ëma e ka hequr menjëherë prej aty dhe që nga ai moment nuk dihet vendndodhja e tij.

Sikundërse bën me dije një nga të përditshmet e kryeqytetit Policia ka kërkuar në adresën e lënë nga e ëma e adoleshentit por ai nuk ndodhej aty. E vetmja gjë që ka mbetur në duart e hetuesve është kartela e tij mjekësore ku tregohen dëmtimet që ka marrë nga plumbi dhe mjekimet që i janë dhënë në spital.

"Është urdhëruar marrja e adoleshentit F.S. në pyetje nga hetuesit e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, por, efektivët e policisë, konkretisht inspektori i zonës ku adoleshenti banon, ka raportuar tek eprorët e tij se fëmija nuk është në adresën që ndodhet në kartelën mjekësore", thuhet nga policia.

Mësohet se plumbi i fundit që ka dalë nga gryka e pistoletës "Glock" që mbante në duar Dritan Dajti ka përshkruar këmbën e djathtë të adoleshentit F.S. Pak sekonda më pas, Dajti po përpiqej që të ndërronte karikatorin e armës por është qëlluar me tre plumba nga agjentët e policisë që po e ndiqnin nga mbrapa.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›