Në pranga 3 mjekë, akuzohen për korrupsion
ELBASAN- 3 mjekë, anëtarë të Komisionit Mjeko Ligjor për dhënien e invaliditetit në punë kanë rënë sot në prangat e policisë nën akuzën e korrupsionit e mitmarrjes në këmbim të dhënies së pensionit të parakohshëm si invalid me aftësi të kufizuar.
Përmes një deklarate për mediat, policia bën të ditur se Ervedin Sabit Pudre, vjeç 49 mjek i përgjithshëm në Spitalin e Elbasanit, Adrian Agim Palloshi, vjeç 43 mjek i përgjithshëm po në këtë spital dhe Astrit Xhelo Leka, vjeç 62 mjek kardiolog në spitalin e Librazhdit janë arrestuar në flagrancë në një nga zyrat e agjensisë të sigurimeve shoqërore Gramsh, pas një hetimi disa mujor, duke u marrë para qytetarëve banorë të rrethit Gramsh në këmbim të dhënies së pensionit të parakohshëm si invalid me aftësi të kufizuar.
Sipas hetimeve rezulton se mjekët gjatë vlerësimit dhe përcaktimit të grupit të invaliditetit, u nxirrnin qytetarëve pengesa pa shkaqe ligjore në lidhje me dokumentet e paraqitura, kategorinë e sëmundjes dhe grupit të invaliditetit më qëllim presionimin e tyre për ti detyruar tu jepnin para në këmbim të nënshkrimit të raportit mjeko-ligjor, për grupin e invaliditetit të kërkuar.
Në momentin e arrestimit u sekuestruan në cilësisnë e provës materiale një shumë prej 65 000 lekë të reja, që ua kishin marrë 9 qytetarëve.
Tre mejëkt akuzohen për veprën penale të “Korrupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike të kryer në bashkëpunim”.
(e.n/BalkanWeb)