Kosovë, MSH dërgon 1.000 tableta Tamiflu në Graçanicë
PRISHTINE- Pas raportimit në mediat serbe se autoritetet shëndetësore lokale serbe në Kosovë kanë evidentuar tri raste të Gripit të ri A H1N1: në Graçanicë, në veri të Mitrovicës dhe në Gorazhdec, Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, bën të ditur se raste të konfirmuara zyrtarisht për autoritetet shëndetësore të Kosovës, janë vetëm ato raste që zyrtarisht raportohen në institucionet zyrtare të Kosovës: në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, dhe që konfirmohen përmes Qendrës Kombëtare (laboratorit) të Gripit të Kosovës. Megjithatë, Ministria e Shëndetësisë që prej shpalljes së Pandemisë së Gripit A H1N1, u ka ofruar ndihmë në medikamente të gjitha komuniteteve në Republikën e Kosovës pa dallim dhe ka ofruar medikamentin Tamiflu edhe për pjesëtarët e komunitetit serb në krejt territorin e Kosovës.
Ministria bën të ditur se me kërkesë të Drejtoreshës së Shtëpisë së Shëndetit në Graçaniçë, Rada Trajkoviq, MSH ka dërguar gjatë ditës së sotme 1.000 tableta Tamiflu në këtë qendër, ndërkohë që një porosi tjetër me medikamente dhe material shpenzues mbrojtës do të dërgohet nesër në këtë qendër. Të njëjtën gjë, Ministria, ua ka ofruar edhe qendrave të tjera mjekësore të menaxhuara nga serbët në pjesët e tjera të Kosovës.
Gjatë ditës së sotme, Ministria dhe IKSHP së, kanë mbajtur kontakte me autoritetet e qendrave shëndetësore lokale serbe që bashkëpunojmë me Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë dhe atyre u është ofruar gatishmëria që ekipet e epidemiologëve nga sistemi publik shëndetësor i Kosovës, sipas nevojës, të hulumtojnë aspektet epidemiologjike në zonat e dyshuara për raste të Gripit.
Ministria u bën apel qytetarëve të vendit që të jenë të kujdesshëm, të përcjellin këshillat e autoriteteve shëndetësore dhe mos të krijojnë panik, pasi që situata është nën vrojtim të përhershëm dhe nën kontroll të plotë.
(m.a/qik/BalkanWeb)