E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytet Lezha nga reshjet e shiut

LEZHE- Rikthehen përmbytjet nga reshjet e shiut në qytetin e Lezhës. Ka mjaftuar vetëm një orë reshje që rrugët e qytetit të mbushen me ujë, niveli i të cilit arrinte në disa centimetra duke krijuar probleme për qarkullimin normal të mjeteve.
Për disa orë me radhë trafiku ka qënë tepër i ngarkuar, ndërsa automjetet qarkullonin me vështirësi në rrugët e qytetit. Lëvizja ka qënë e kufizuar edhe për këmbësorët për shkak të nivelit të ujit të krijuar në rrugët krysore dhe ato dytësore .
Kjo nuk është hera e parë që ndodhin përmbytje në Lezhë, por ndryshe nga rastet e tjera kur situata ishte problematike në lagje të vecanta, sot përmbytjet kanë përfshirë të gjithë qytetin. Më problematike rezulton të jetë lagjia Besëlidhja, në të cilën niveli i ujit arrin në disa centrimetra, ndërsa ende nuk ka një ndërhyrje.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›