E Diel, 1 Nëntor 2026

Në pranga 44-vjeçari, akuzohet si shkaktar i vetëvrasjes së gruas



Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka shtyrë drejt vetëvrasjes bashkëshorten e tij. Agjentët vunë ditën e djeshme në pranga Besnik Hasën, pas vdekjes së 27-vjeçares Elisabeta Hasa. Vetëvrasja ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme në zonën e Bathores, në kryeqytet. Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe pas hetimeve paraprake të kryera, vuri në pranga bashkëshortin e viktimës. Sipas burimeve nga policia, dyshohet se 44-vjeçari e ka shtyrë 27-vjeçaren drejt vetëflijimit. Ai është shoqëruar në ambientet e paraburgimit, në pritje për të dalë përpara gjykatës për të marrë masën e arrestit. Në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, është marrë njoftimi për një vetëvrasje të ndodhur në zonën e Bathores në kryeqytet. Viktima 27-vjeçare ishte Elisabeta Hasa, nënë e katër fëmijëve. Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur viktimën të varur. 27- vjeçarja kishte përdorur një shall për të varur veten në dritaren e banesës së saj. U ngrit një grup pune për të hetuar shkaqet e kësaj ngjarjeje. Hetuesit morën dëshmitë e para në lidhje me vetëvrasjen dhe këqyrën vendin e ngjarjes. Pas kryerjes së hetimeve paraprake, u vu në pranga bashkëshorti i viktimës, Besnik Hasa. Sipas policisë, 44-vjeçari, lindur në Kukës dhe banues në Bathore të Tiranës, ka qenë i proceduar më parë për veprën penale të vjedhjes. Nga hetimet e kryera rezulton se ndalimi i tij u krye, pasi ai dyshohet si shkaktar i vetëvrasjes së bashkëshortes së tij. Burime nga policia shprehen se Hasa ushtronte dhunë ndaj 27-vjeçares, duke e rënduar gjendjen e saj psikologjike dhe duke e çuar atë drejt vetëflijimit. Atij i janë vënë prangat dhe është shoqëruar për në komisariat. Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale të “shkaktimit të vetëvrasjes”. Në ditët në vazhdim, 44-vjeçari do të dalë përpara gjykatës, për të marrë masën e arrestit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›