E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama në Preshevë prezanton “Kurbanin”: Mikpritje befasuese

PRESHEVE - Kryetari socialist Edi Rama ndodhet sot në Preshevë, ku nisi diskutimet me të rinj dhe intelektualë rreth librit të tij “Kurban”.
Po kështu, Rama bisedoi edhe për situatën më të fundit në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe zhvillimet në Luginën e Preshevës.

Sapo ka mbërritur në Preshevë, Rama ka postuar një mesazh në faqen e tij në “Twitter”.
“Mikpritje befasuese dhe bashkëbisedim i paharrueshëm me qytetarët e Preshevës. Fatkeqësisht qindra vetë s'mundën të hyjnë në sallë!” - nënvizon Rama.

Më tej Rama shkruan se “gjendja ekonomike sociale e rëndë. Do t'i kërkojmë urgjent parlamentit financim për maternitetin e munguar dhe të paktën dy shkolla këtë vit. Në rend të ditës idetë e programit tonë për një Rilindje Shqiptare mbi mbrojtjen e shqiptarëve kudo jetojnë e posaçërisht në këtë luginë.”

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›