Në pranga 53-vjeçari, aksidentoi me kamion një fëmijë
Policia e Kavajës ka arrestuar një 53-vjeçar, i cili ka përplasur me kamion një makinë tjetër, duke plagosur rëndë një fëmijë. Në prangat e uniformave blu ka rënë Kozma Caushi, nga Kavaja. Arrestimi i tij u bë pasi në Unazën e Re të qytetit, përballë pikës së transportit “Veizi Trans”, duke drejtuar mjetin trajler, me targa KJ 8111 A, është përplasur me mjetin tip “Opel”, me targa VE 954479, që drejtohej nga një shtetas. Si pasojë e përplasjes janë aksidentuar drejtuesi i mjetit tip “Opel”, bashkëshortja e tij dhe vajza e tyre, 3 vjeç, të cilët u dërguan në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe ku vajza ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. U kryen veprimet procedurale, materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.