E Diel, 1 Nëntor 2026

Kurban Bajrami; Të dënuarit VIP që falën dje mëkatet në burgje

Ashtu si në gjithë vendin, festën e Kurban Bajramit dhe faljen e mëkateve që në orët e para të mëngjesit të djeshëm e kanë mundësuar gjithë drejtoritë e burgjeve për besimtarët myslimanë që vuajnë dënimin apo janë në pritje të shpalljes së vendimit në burgjet shqiptare. Drejtuesit e burgjeve kanë organizuar për të dënuarit dhe paraburgosurit aktivitete speciale me rastin e kësaj feste. Ndërkohë që në vende të caktuara po nga drejtuesit, mjaft të dënuar në paraburgim 313-të, burgjet e sigurisë së lartë në Peqin, Burrel, Fushë-Krujë, Bënçë, apo dhe ato të sigurisë së zakonshme, si burgu 325 dhe Rrogozhinë, të dënuar të ndryshëm dhe të njohur si besimtarë të përvitshëm, kanë falur mëkatet dhe u është lejuar të festojnë Kurban Bajramin. Kështu, të paraburgosurit apo të dënuarit VIP në burgje që falen apo dhe festojnë më tepër se të tjerët këtë festë të rëndësishme të fesë islame janë Taulant Balliu, Lulëzim Berisha, Jaho Mulosmani etj. Festimet në burgje konfirmohen edhe nga burime zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilat shtojnë edhe faktin se “jo vetëm që burgjet kanë organizuar një festë për të dënuarit dhe në mënyrë të veçantë ata që janë besimtarë, por këtyre të fundit në disa nga burgjet u kanë çuar edhe hoxhën për të dëgjuar lutjet dhe për të marrë pjesë gjatë faljes së mëkateve”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›