E Diel, 1 Nëntor 2026

Kavajë, humb jetën 65-vjeçari pas përplasjes nga motori

Një 65-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në qytetin e Kavajës. Ngjarja ndodhi në kryqëzimin “Synejt”, kur një motor sportiv u përplas me një kalimtar në aksin rrugor të autostradës Durrës-Kavajë. Për pasojë nga përplasja gjeti vdekjen shtetasi Nuredin Muço. Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, një motor me fuqi të madhe motorike, i cili udhëtonte në autostradë me shpejtësi 200 metra në orë, ka marrë përpara për më shumë se 30 metra 65-vjeçarin duke i shkaktuar plagë të rënda. Në motor kanë qenë dy persona, të cilët gjithashtu kanë marrë plagë të rënda. Ata janë çuar për të marrë mjekim në spitalin më të afërt. Edhe i moshuari është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, por nuk ka arritur që të mbijetojë dhe ka humbur jetën gjatë rrugës. Në vendngjarje ka shkuar edhe policia, e cila ka nisur nga puna për zbardhjen e këtij aksidenti. Mendohet se shkak ka qenë shpejtësia e madhe e motorit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›