E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, plagos me thikë për makinën

• VLORE – Plagosen me thika pas përplasjes së makinave. Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme, në bulevardin Vlorë-Skelë mes dy drejtuesve të automjeteve, Ardian Gucit, 26 vjeç dhe Klaudio Spahos, 18 vjeç.Ata kanë dashur të parakalojnë me mjetet e tyre njëri-tjetrin, por janë fërkuar, duke shkaktuar dëmtimin e tyre. Megjithë dëmin e pakët, të dy kanë dalë të nxehur nga makina, duke nisur fyerjet mes tyre. Në këtë moment, Spaho ka nxjerrë një thikë që kishte me vete dhe me të ka qëlluar në trup Gucin. Pas plagosjes ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke braktisur makinën. I lënduari është transportuar me shpejtësi në urgjencë, duke iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Policia e qytetit ka bllokuar dy mjetet e thikën duke shpallur në kërkim Klaudio Spahon, me akuzën e plagosjes së rëndë.                      q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›