E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në pranga dy vëllezër për kanabis

 

SHKODER - Policia e Shkodrës organizoi të premten operacionin e koduar "Antena" duke çuar në pranga dy vëllezër nga fshati Bardhaj me akuzën e "prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike". Sipas policisë, si pasojë e këtij operacioni u arrestuan Prelë dhe Ndoc Nika, 25 dhe 23 vjeç. Ata u ndaluan pasi gjatë një kontrolli në banesën e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 23.5 kg, lëndë bimore e thatë me boçe, e cila dyshohet e llojit kanabis sativa. Shërbimet policore të Shkodrës kishin siguruar në rrugë operative informacionin në lidhje me posedimin e lëndëve narkotike në banesën e 2 vëllezërve Nika. Për verifikimin e këtij informacioni u realizua edhe kontrolli, i cili rezultoi të ishte i saktë. Lënda e gjetur në banesën e vëllezërve Nikaj është dërguar për ekspertizë të mëtejshme në laboratorin e kriminalistikës në Tiranë, nga ku do të nxirren përgjigjet përfundimtare.                                   r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›