E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qellohet me thike ne banese dhe grabitet kambisti

Nje kambist nga qyteti i Fierit ka rene pre e dhunes se dy grabitesve te cilet pasi e kane qelluar dy here me thika e kane lidhur bashke te shoqen e tij ne dhomen e gjumit. Ngjarja e rende ka ndodhur rreth ores 0200 te nates duke u gdhire dita e djeshme ne qytetin e Fierit ne nje pallat 10-katesh kur dy autoret ende te paidentifikuar kane hyre me force ne shtepine e kambistit dhe kane vjedhur nje sasi te hollash. Sipas te dhenave te policise lokale nje dite me pare mesohet se Sokol Troka u soll ne spital nga komshinjte e tij te cilet u lajmeruan nga bashkeshortja e Trokes pasi mundi te zgjidhej vete. Nderkohe mesohet se vete i demtuari ka shpjeguar per policine se rreth ores 0200 teksa ishte ne gjume ka ndier te hapej dera e dhomes dhe dikush e ka kercenuar duke i kerkuar leket. Troka ka sqaruar gjithashtu se ai eshte perpjekur te reagoje ndaj dhunuesit te tij por dikush tjeter e ka qelluar pas shpine dhe ne kete moment ai ka humbur ndjenjat. Per kete te dhenat e para te policise pohojne se Troka eshte qelluar me nje arme te ftohte tip thike. I demtuari eshte derguar me urgjence ne spitalin rajonal te Fierit nga disa fqinj te tij te sinjalizuar nga bashkeshortja e ketij te fundit. Ne spital mjeku kirurg Bert Metaj tha se ndonese pacienti Troka eshte qelluar rreth 2 here me thike ndodhet jashte rrezikut per jeten. Nderkohe nga policia pas marrjes se deshmive te para per ngjarjen sipas te dhenave te para dyshohet se autoret e grabitjes kane hyre me litar nga soleta e pallatit 10-katesh dhe zbriten ne katin e 9-te ku ai jetonte. Policia ka hapur hetimet dhe eshte vene ne ndjekje te autoreve per ndalimin e tyre. Sokol Troka ushtron aktivitetin e kambistit qe nga viti 2000 ne Fier.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›