QSUT, në fund të muajit mars gati 2 transplante të veshkës
Autori i Lajmit: Lili Saraci
Transplanti i dytë i veshkës pritet të bëhet në fund të këtij muaji. Kështu sipas të dhënave nga qendra më e madhe spitalore “Nënë Tereza”, bëhet me dije se në dhjetëditëshin e fundit të marsit, janë planifikuar 2 transplante. Në krye të listës për të bërë transplantin e veshkave janë dy vajza të reja. Burimet zyrtare nga drejtoria e QSUT bëjnë me dije për gazetën se kërkesa për transplantin e veshkës janë të shumta, por në transplantin e radhës janë përzgjedhur vetëm dy veta. Shqiptarët po vuajnë gjithnjë e më shumë nga sëmundjet e veshkave. Në ditën botërore të veshkave mjekët nefrologë japin alarmin se sëmundjet në këtë organ, po prekin gjithmonë e më shumë shqiptarët. Çdo vit regjistrohen 180 pacientë të rinj, që kanë nevojë për dializë, por ajo që është edhe më shqetësuese është se sëmundjet e veshkave po prekin edhe fëmijët. Ndaj në QSUT është menduar të hapet një pavijon dialize për këtë kategori. Ditën e djeshme në ditën botërore të veshkës, u organizua dhe një konferencë për media. I pranishëm në konferencë, dr. Nestor Thereska ka pohuar se ka mjaft qytetarë që presin në dyert e spitalit për të bërë transplantin e veshkës. Janë me dhjetëra pacientë që presin të realizojnë transplantin e veshkave në sistemin publik, por me sa duket, kjo ka mbetur vetëm një ëndërr për ta. Premtimi se do të ofrohej të paktën një transplant në muaj ka mbetur vetëm premtim. Mjekët e shërbimit të Nefrologjisë shpjegojnë se mjekët italianë që asistuan në transplantin e parë nuk kanë ardhur, pasi edhe kontratat e tyre me Interreg III mbaroi ndaj dhe ka pasur ndërprerje të ndërhyrjeve të tilla kaq të specializuara. "Kam biseduar edhe me kolegët e tjerë dhe kërkova që transplanti i dytë të realizohet vetëm nga mjekët shqiptarë. Unë kam besim të plotë se stafi ynë është specializuar për të përballuar me sukses një ndërhyrje të tillë, ndaj nuk kemi pse vonojmë",- ka pohuar shefi i Nefrologjisë, Nestor Thereska, në një deklaratë për media duke shtuar se ka plot pacientë që e kanë të nevojshme transplantin e veshkave dhe janë në listë pritje. Ndërprerjen e transplantit të veshkave drejtoria e QSUT-së e ka justifikuar me mungesën e fondeve, pasi kjo ndërhyrje nuk ishte planifikuar në buxhetin e këtij viti. Burimet zyrtare pranë këtij spitali kanë pohuar për gazetën se problemi nuk qëndron te mungesa e profesionalizmit të mjekëve tanë për të realizuar këtë ndërhyrje, por pikërisht te paratë.
Faktorët
Mbi 180 pacientë të sëmurë me veshka trajtohen aktualisht në dializë në spitalin
“Të dhënat bëjnë më dije se 1 në 10 banorë shfaq probleme në këto organe, Ushqimet e thata, teprimi i kripës, mbipesha dhe duhani, janë disa nga faktorët që 5 vitet e fundit kanë shtuar me shpejtësi pacientët e sëmurë nga veshka. Më alarmante situata duket tek fëmijët e vegjël. Vitet e fundit mjekët shqiptarë po përballen me probleme serioze tek këto grup-mosha sa që është bërë e nevojshme ngritja e dializës edhe në spitalin pediatrik. Nëse më parë vetëm 44 persona në vit kishin nevojë për shërbimin e dializës sot kërkesat janë 9-fishuar. Në Ditën Botërore të Sëmundjes së Veshkave mjekët bëjnë apel për diagnostikim të shpeshtë”
Marsi, muaji i transplantit të veshkës
Edhe pse ishte thënë që transplanti i veshkave, që nga realizimi i parë në datën 26 mars të vitit 2009, do të bëhej çdo muaj nga një transplanto, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Realizimi i transplantit të veshkave prej një viti nuk është realizuar. Ndonëse në muajin mars të këtij viti mbushet një vit nga realizimi i transplantit të parë të veshkave në spitalin publik "Nënë Tereza", kjo arritje e mjekëve tanë nuk u pasua nga ndërhyrje të tjera, edhe pse u premtua se do të realizohet të paktën një transplant në muaj. Mjekët e shërbimit të nefrologjisë si dhe vetë shefi i këtij pavijoni bën me dije se kjo ndërprerje e operacioneve është bërë për arsye se mjekët italianë nuk kanë ardhur më për të ofruar asistencën e tyre. Megjithatë, ata pohojnë se ka kërkuar që ndërhyrjet tashmë të realizohen edhe pa asistencën e kirurgëve italianë, pasi këtë mund ta përballojnë vetë mjekët tanë. Ndërsa pacientët e sëmurë rëndë presin çdo ditë që transplanti i veshkave tu dhurojë një jetë më të gjatë dhe më cilësore, pasi nuk munden më të mbeten të lidhur pas dializës.
Ky lajm është publikuar: 12/03/2010