E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në pritje të Austrisë

Emin Sulimani është në pritje të përfaqësueses së Austrisë. Mirëpo, në rast se nuk merr ftesë nga austriakët, me të cilët ka luajtur tek U21, sulmuesi shqiptar planifikon ta pranojë ofertën e përfaqësueses së Maqedonisë, të cilin vend e konsideron si atdheun e tij të dytë, marrë parasysh se është lindur në Austri.

23 vjeçari dëshiron të luajë në një Kombëtare, kështu që këtë pret ta bëjë në kualifikimet për Evropianin 2012. Ai e ka pranuar se e preferon Austrinë, por nuk do të mbetej keq po të luante edhe për Maqedoninë.

“Unë kam pritur ftesë nga Austria, por ajo nuk ka arritur ende. Kështu që kam biseduar me selektorin e Maqedonisë, Mirsad Idriz, i cili më ka thënë se më dëshiron të skuadër. Nëse nuk më fton Austria, do të jetë trishtuese, kështu që do më duhet t’i shikoj mundësitë tjera. Do të isha i lumtur të luaj edhe për atdheun tim të dytë”, tha Sulimani për LAOLA1.

Sulimani ka njoftuar se i është ofruar një kontratë e re nga skuadra e tij Austria Wien, por që ende nuk ka vendosur nëse do ta pranojë atë apo jo. Ai pranon se ka oferta, por që nuk dëshiron të ngutet. Tri vitet që i kaloi tek ekipi aktual, Sulimani i përshkruan si pozitive edhe pse e pranon se do të dëshironte të ketë minutazh më të madh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›