Ne pritje te Miss Shqiperia 2012
Po arrin fundin turi i vajzave te edicionit te ketij viti te "Miss Shqiperia". 31 konkurrentet e ketij spektakli i kane kapercyer me kohe emocionet e diteve te para. Te mbledhura ne grupe ku jane te lexueshme miqesite e lindura pergjate ketyre javeve, bukuroshet shqiptare kane prekur token dhe detin, nga Jugu ne Veri te Shqiperise. Pas startit te pare ne qytetin e Radhimes, ku vajzat moren pjese ne ceremonine e celjes se sezonit turistik, grupi i madh i konkurrenteve bashke me organizatoret e "Deliart Association" kane prekur, sic bejne cdo vit, zonat historike kryesore te Shqiperise. Ne kete edicion formula e rrugetimit ishte e ndare ne dy pjese, toka dhe deti. Ne te paren vajzat e mbledhura nga ane e kend Shqiperise jane njohur me pjese, ndoshta te panjohura per to, te lashtesise tone. Ndersa ne det jane defryer, kane udhetuar dhe shijuar begatine e tij, kane dhene spektakle dhe organizuar minikompeticione bukurie. Per here te pare kete vit vajzat kane kapercyer kufirin edhe ne drejtim te perendimit. Nese vitet e shkuara udhetimet kane ndalur ne Mal te Zi apo Maqedoni, sivjet destinacion nga qene Italia. Udhetimi me anije ka ndalur ne brigjet e jugut te fqinjit tone dhe nese pak dite me pare gjate provave per naten finale te spektaklit, arkeologet deshmuan se ne Kalane e Bashtoves ishin gjetur gjurme te nje bashkepunimi te hershem tregtar me fqinjet tane, ne Bari, ne nje nga lokalet qe ka mirepritur vajzat shqiptare, ato kane pare te skalitur ne hyrje te tij stemen e Bushatllinjeve, duke u bere keshtu pa dashje deshmitare, por edhe nderlidhese te ketyre deshmive qe vijne nga lashtesia.
Keshtu kane kaluar keto jave per konkurrentet e Miss Shqiperia, te ndara ne udhetime gazmore, takime me njerez, spektakle dhe shume defrim. Ne te njejten kohe ato kane filluar edhe pergatitjet per naten finale te se premtes se 29 qershorit, kur do te shpallet mbreteresha e re e bukurise. Balerina dhe koreografja Olta Ahmetaj po punon me secilen prej tyre per nje paraqitje dinjitoze ne skene; jane menduar veshjet dhe numrat qe ato do te performojne perpara nje skenografie madheshtore te ngritur nderkaq nga Rebus Studio. Nga ana e tyre organizatoret i kane dhene doren e fundit detajeve te spektaklit qe do te shoqeroje kete konkurrim. Elton Deda ka gati ne studio himnin e ripunuar te "Miss Shqiperise", i cili do te interpretohet nga "Tre Musketjeret" dhe fitueset e tre edicioneve te fundit. Era Rusi premton te surprizoje te premten me nje numer special bazuar ne muzikalin "Brulesque", ku pervec zerit do te shpalose edhe talentin ne kercim. Armando Lika dhe Ori Jakaj do te interpretojne "Vivo per lei", pjese keto te ripunuara nga Alfred Kacinari. Kengetarja e re Luar do te interpretoje gjithashtu kengen e saj te re, nderkohe qe te ftuar speciale do te vijne nga Rumania, pa harruar nje tjeter interpretim te vecante kushtuar Camerise, i cili vjen rastesisht ne te njejten kohe kur ne Tirane po organizohet Java Came.
Keto dhe surpriza te tjera parashikohen ne spektaklin e se premtes, i cili edhe kete vit do te prezantohet nga Alert Celoaliaj. Mbremjen e se premtes Kejdi Jashari, fituesja e edicionit te kaluar do t'ia dorezoje kuroren nje tjeter bukurosheje, emri i se ciles pritet te zbulohet pas pak oresh.