E Diel, 1 Nëntor 2026

Turizmi, Berisha: Te krijojme kushte dinjitoze per pushuesit Eva Gjura



Kryefjala e mbledhjes se sotme te qeverise ka qene turizmi dhe pergatitja e vendit per sezonin dinjitoz turistik. Kryeministri Berisha gjate fjales se tij ka theksuar se "per Shqiperine, turizmi eshte nje dege kryesore e ekonomise dhe natyrisht, ekonomia eshte dhe mbetet me e rendesishmja per nje vend". Kreu i qeverise ka theksuar me tej gjate fjales se tij se turizmi ka nje rendesi te jashtezakonshme per imazhin dhe njohjen e qyteteve nga mbare bota. "Te mos harrojme se ne, jo per shkak te te tjereve, por per shkakun tone, ishim nje vend i zhytur ne terr te thelle e izolim. Sa me shume te njihemi, aq me shume e me shpejt do te mund te rritet vleresimi ndaj nesh", - eshte shprehur Berisha. Kryeministri ka nenvizuar faktin se tashme turizmi po njeh nje zhvillim goxha ne rritje ne vendin to, dhe ky zhvillim nuk eshte vetem per zonat bregdetare, por edhe per zonat malore, ku vitet e fundit eshte rritur numri i turisteve. Kreu i qeverise i ka terhequr vemendjen punonjesve te policise rrugore, drejtorise se rrugeve, doganave dhe Ministrise se Shendetesise qe te jene ne gatishmeri per t'u ardhur sa me shpejt ne ndihme turisteve ne te gjithe vendin. Kryeministri ka deklaruar me tej se turizmi perben sektorin me kryesor te punesimi. Duke u ndalur ne statistikat e huaja, Berisha tha se, "turizmi shqiptar puneson ne sezon, rreth 170 mije vete, ne te gjithe vendin. Ky punesim perben nje zhvillim jashtezakonisht pozitiv. Ne teresi, keta jane te punesuar te perkohshem, studente, te rinj, te cilet me fitimet qe nxjerrin nga puna e tyre lehtesojne barren e familjeve te tyre, per vitin e ardhshem shkollor. Ndaj, ai ka bere thirrje qe tu jepet referenca te rinjve per t'i rekrutuar per punesimin. Por, kreu i qeverise ka theksuar faktin se rritja e numrit te turisteve, hap vende pune sezonale vetem per te rinjte, por perben nje zhvillim pozitiv edhe per te Komunat dhe Bashkite, te cileve iu krijohet nje hapesire e madhe per shitjen e produkteve te tyre. "Shtimi i konsumit perben nje avantazh per prodhuesit", - u shpreh kryeministri. Per te shtuar sa me shume numrin e turisteve, kryeministri beri thirrje qe te paraqitet nje Shqiperi sa me e paster. Kreu i qeverise kerkoi nga Inspektorati i Ministrise se Mjedisit dhe Inspektorati i Shendetit Publik qe te marrin masa dhe te ndeshkojne penalisht te gjithe ata qe kryejne krim ndaj mjedisit. "Toleranca duhet te jete zero! Askush nuk mund te pasurohet duke demtuar e kercenuar shendetin e te tjereve. Le ta ngreme kete angazhim e perkushtim ne nivelin e mikpritjes shqiptare, e cila eshte e mrekullueshme, por, natyrisht, eshte e pamjaftueshme qe miliona vizitore e turiste qe vijne nga mbare bota te kene ketu pushimet qe meritojne, por kerkohen edhe nje seri kushtesh te tjera qe ne kemi plotesisht mundesi t'i sigurojme", - u shpreh Berisha. Duke perfunduar fjalen e tij ne mbledhjen e qeverise, Berisha kerkoi qe ne rrethe te jene te hapura gjithmone zyrat e turizmit ne rrethe qe te promovojne potencialet turistike e te jene ne ndihme te turisteve.

Policia

Policia Rrugore, Drejtoria e Rrugeve dhe Ministria e Puneve Publike te permbushin ne kohe cdo detyrim per transportin me te sigurt te turisteve. Doganat te ofrojne sherbimet me te mira ne pikat e kalimit kufitar. Se bashku me Policine Kufitare, Ministria e Brendshme te marre masa per te garantuar ne te gjitha skajet e vendit, rregullin dhe rendin me te sigurt.

Postat

Te shqyrtohet nje ripozicionim i postave te policise. Ne zonen e Alpeve, dikur mbaheshin posta per te mbrojtur kufirin, tani duhet te kemi posta per te ndihmuar turistet. Ministria e Shendetesise duhet qe, krahas gatishmerise se njesise se helikoptereve, detyrimisht duhet te kete ekipe te ndihmes se shpejte edhe ne skajet me te largeta, ku shkojne turiste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›