E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria miraton kuotat, 28 mije studente te rinj ne universitete Luljeta Ndoka



Me shume se 4 mije kuota te reja u miratuan dje nga Keshilli i Ministrave per vitin akademik 2012-2013. Nderkaq, kryeministri i vendit, Sali Berisha, shprehu pakenaqesine ne lidhje me propozimet e rektoreve per rritje te tarifave te shkollimit, deri ne dyfishim te tyre. Por, paralelisht, kreu i qeverise tha se ishte mjaft i kenaqur me rritjen ne masen 10 per qind te kuotave te pranimit. Sipas vendimit te djeshem te qeverise, kuota totale e pranimeve ne Institucionet Publike te Arsimit te Larte per studimet e ciklit te pare me kohe te plote ne vitin akademik 2012-2013 jane planifikuar te jene 27 647 studente. "Rreth 70 per qind e maturanteve perfitojne vende studimi me kohe te plote ne universitetet publike", - ben me dije Ministria e Arsimit. Keshtu, me vendimin e djeshem, kuotat e pranimeve ne studimet Bachelor ne universitetet publike rriten 10 per qind ne krahasim me vitin akademik 2011-2012. Universitetet publike ofrojne rreth 300 programe studimi. Struktura dhe dinamika e pranimeve qe propozohet per vitin akademik 2012-2013 i jep prioritet degeve afer tregut te punes qe jane te orientuara ne IT, shkencat teknike dhe shkencat natyrore. Rreth 1/3 e numrit te kuotave i perkasin IT, shkencave teknike, matematikes dhe fizikes. Kuotat ne keto dege kane pesuar edhe rritjen me te madhe 16 -20 per qind. Vetem ne Teknologjine e Informacionit dhe fushat e lidhura me te, planifikohen te pranohen rreth 4700 studente ose rreth 17 per qind te numrit total te kuotave te reja. Kjo, sipas Ministrise se Arsimit, i sherben drejtperdrejt pergatitjes se burimeve njerezore te mjaftueshme per zhvillimin e Shqiperise Digjitale. Kuotat e degeve te gjuheve te huaja zene rreth 9 per qind (2520 kuota) te numrit total, ku mbi 50 per qind (rreth 1300 kuota) i perkasin gjuhes angleze. Sipas Ministrise se Arsimit, kjo i sherben pergatitjes se mesuesve te gjuhes angleze si dhe specialisteve qe mund te punojne edhe ne sektore te tjere si turizmi, administrata etj. Per kandidatet nga Republika e Kosoves dhe studentet shqiptar nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Presheves jane planifikuar 700 kuota. Ndersa per studentet rome dhe egjiptiane jane planifikuar kuota te vecanta, rreth 20 te tilla, qe pranohen pa konkurrim. Sipas vendimit te djeshem te Keshillit te Ministrave, per studentet e verber jane planifikuar 20 kuota te vecanta. Ne perfundim te shqyrtimit, Keshilli i Ministrave vendosi te miratoje vetem rritjen e kuotave te pranimit dhe indeksimin ne nivelin e inflacionit te tarifave te shkollimit.

Te dhenat se si do te shperndahen kuotat:

70 per qind e maturanteve do te ndjekin studimet bachelor me kohe te plote

Rreth 1/3 e numrit te kuotave i perkasin IT, shkencave teknike, matematikes e fizikes

Kuotat ne keto dege kane pesuar edhe rritjen me te madhe 16 -20 per qind

Ne Teknologjine e Informacionit do te pranohen 4700 studente ose 17% e totalit

Kuotat e degeve te gjuheve te huaja zene rreth 9 per qind (2520 kuota)

Rreth 1300 kuota i perkasin gjuhes angleze

Per kandidatet nga trojet shqiptare jashte kufijve jane planifikuar 700 kuota

Per studentet rome dhe egjiptiane jane planifikuar 20 kuota, pa konkurrim

Per studentet e verber jane planifikuar 20 kuota te vecanta

Universitetet publike ofrojne rreth 300 programe studimi

Vitin e kaluar u pranuan rreth 24 mije studente, 4 mije me pak se sivjet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›