Halimi: Prokuroret zvarrisin e pezullojne ceshtjet penale Rozeta Rapushi
Akuza te ashpra per shkelje, zvarritje dhe pezullim te ceshtjeve penale beri dje ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve, Ministri i Drejtesise, Eduard Halimi, pas paraqitjes se raportit vjetor per inspektimet ne prokurori. Ministri sqaroi se 16 kontrollet e ushtruara kane inspektuar veprimtarine e 12 prokurorive te Shkalles se Pare dhe te Apelit per ceshtjet, per te cilat ka pasur ankesa nga ku jane kontrolluar 83 prokurore nga 315 qe ka sot vendi. Sipas ministrit, gjithsej jane kontrolluar 653 procedime penale dhe procedimet e kontrolluara kane qene te gjitha me hetime paraprake te perfunduara me vendim mosfillimi, pushimi, dergimi ne gjykim dhe ne ekzekutim te vendimit penal te denimit. "Nga 121 procedime penale te kontrolluara ne Shkallen e Pare, jane konstatuar me shkelje 49 procedime, qe i atribuohen 59 prokuroreve nga 287 prokurore qe jane ne Shkallen e Pare. Ne 2 raste te tjera u identifikuan shkelje te ligjit nga 6 prokurore, per te cilat kishte kaluar afati 3-vjecar i parashkrimit te pergjegjesise disiplinore. Nga 49 procedime te konstatuara me shkelje, 23 jane te pushuara, dhe 17 te mosfilluara, 3 jane perfunduar me vendim dergimi per gjykim dhe 6 procedime ne fazen e ekzekutimit te vendimit penal", - informoi ministri. Ai shtoi se nga statistikat rezulton se pjesa me e madhe e ceshtjeve qe shkonin nga prokuroria ne gjykate, mbylleshin aty dhe nje numer shume i vogel shkon ne Gjykaten e Apelit. Fenomen ky qe, sipas Halimit, ishte per t'u hetuar. Ai informoi gjithashtu se ne 11 raste eshte konstatuar shkelje e afateve hetimore dhe zvarritje e hetimeve paraprake ne Prokurorine e Shkalles se Pare per Krime te Renda dhe ne Prokurorite e Rretheve Gjyqesore Korce, Pogradec, Vlore. Po keshtu, u konstatua se vendimet per zgjatjen e hetimeve paraprake perpilohen formalisht, duke mos treguar ne menyre te plote shkakun e kompleksitetit te ceshtjeve apo te pamundesise objektive per perfundimin e veprimeve hetimore brenda afatit te rregullt ligjor. Nga ana tjeter, ne 16 raste eshte konstatuar shkelje e te drejtave themelore te subjekteve te procedimit penal. "Ne ekzekutimin e vendimeve penale, konstatohet mosveprim i prokurorit ne kohen e duhur per ekzekutimin e vendimeve penale te formes se prere, me burgim, ndaj te denuarve te proceduar me masen e sigurimit "arrest ne burg" (6 raste)", - denoncoi ministri. Ministri tha se mosekzekutimi i vendimeve penale ne kohen e duhur ul efektivitetin e parimit te sundimit te ligjit dhe ndikon ne perhapjen e nje kulture qe prek vlerat themelore universale te njohura ne Kushtetute, si dinjiteti dhe personaliteti njerezor.
"Prokuroret heshtin para pezullimit te denimit me burg"
Shqetesuese per Ministrin e Drejtesise, Eduard Halimi, eshte pezullimi i ekzekutimit te denimit me burgim dhe venia e te pandehurit ne prove nga gjykatat e apelit dhe te parekursuara nga prokuroria. Ne raportimin para deputeteve, Halimi tha se gjate kontrolleve ne 20 raste te konstatuara me shkelje ne kontrollin e ushtruar ne Prokurorine e Apelit Tirane, ne 13 prej tyre gjykata kishte aplikuar pezullimin e ekzekutimit te vendimit me burgim edhe pse prokurori ishte kunder. Ai shtoi se pezullimi i denimit me burgim nuk eshte rekursuar nga prokurori, pertej bindjes se tij te parashtruara ne konkluzionet perfundimtare. "E thene ndryshe zoterinj deputete, ne 20 raste, prokurori ne konkulzione perfundimtare eshte per rrezimin e kerkeses se mbrojtjes per pezullim te denimit, ose ndryshe lirimin e te arrestuarit, avokati kerkon lirimin, gjykata pranon versionin e avokatit, prokurori hesht dhe nuk ankohet. Keto jane faktet, emrat, dosjet jane aty. Reale teresisht, jo nje por 20", - informoi ministri. Ai nenvizoi se kjo menyre e te proceduarit, jep efekte negative ne drejtim te parandalimit te ketyre veprave penale dhe mungesen e efektivitetit te politikes se denimit te ndjekur deri tani prej organit te akuzes. Mbi te gjitha, sipas ministrit, ky qendrim i prokurorise ul besimin e publikut jo vetem tek organi i akuzes, por edhe tek drejtesia ne pergjithesi.