E Diel, 1 Nëntor 2026

Në pritje të UEFA-s

Komiteti Ekzekutiv (KE) i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) të martën e ka filluar mbledhjen e radhës, e cila përfundon sot. Me rekomandimin e FIFA-s, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pritet që në këtë mbledhje të diskutojë edhe për kërkesën e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) për zhvillimin e ndeshjeve miqësore të përfaqësueses së Kosovës.

Ende nuk dihet nëse kërkesa e FFK-së është shqyrtuar në ditën e parë të punimeve, apo do të shqyrtohet sot.

“Nuk e kemi asnjë informacion nëse është shqyrtuar në ditën e parë, apo jo. Zakonisht kërkesat tona shqyrtohen në ditën e dytë, kështu që besojmë se kërkesa jonë do të shqyrtohet të mërkurën, pra në ditën e dytë të punimeve, pasi për këtë është udhëzuar edhe nga FIFA”, tha për Express nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi.

Sipas tij, është koha që më në fund kosovarëve t’u jepet e drejta legjitime për të luajtur ndeshje miqësore ndërkombëtare me përfaqësuese shtetërore dhe klube.

FIFA e kishte refuzuar kërkesën e Fadil Vokrrit me shokë, ndërsa në fund të vitit që shkoi e kishte udhëzuar Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s që ta marrë një vendim. Kështu që tash topi është tek UEFA.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›