E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodafone Albania, mbështetje koncertit “Kitarë solo Thibault Cauvin”

Pranë sallës së Akademisë së Arteve në Tiranë, publiku dje ka pasur mundësinë të ndjekë koncertin e radhës të edicionit të 10 të sezonit koncertor ndërkombëtar “Klasik”. Me mbështetjen e vazhdueshme të kompanisë celulare Vodafone Albania, nën kujdesin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Aleancës Franceze, ambasadës franceze dhe Akademisë së Arteve, “Klasik” do të sjellë për të gjithë artdashësit një koncert kitarë solo nga kitaristi francez më i lakuar i momentit, Thibault Cauvin. Ai do të luajë për kënaqësinë e publikut pjesë të mrekullueshme nga repertori i tij dhe artistëve të tjerë, përfshirë këtu 2 sonata nga Domenico Scarlatti, “Night and Day i Roland Dyens”, “Take the A train I Stayborn” etj. Thibault Cauvin është pa dyshim një nga kitaristët më të talentuar të momentit. Me kitarën në dorë ai përshkon botën mbarë dhe merr pjesë në teatrot dhe festivalet më të mirënjohura dhe prestigjioze botërore. Cauvin 24-vjeçar numëron në repertorin e tij 600 koncerte në të gjitha kontinentet. Ai është i mirënjohur nga kritika artistike dhe një nga personazhet më të shpeshta të emisioneve televizive. Ky kitarist shumë i talentuar dhe i ri në moshë, është i vetmi i cili ka fituar 13 çmime ndërkombëtare dhe që shquhet për ndërthurje të përkryer të muzikës moderne dhe asaj klasike. Disku i tij i katërt, i cili sapo ka dalë në shtëpitë e njohura diskografike në Amerikë, “GSP San Francisko”, përfshin muzikë moderne të ndërthurur me rryma të ndryshme muzikore, duke i dhënë kështu një dimension të ri kitarës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›